Bota

Ia vranë të bijën! Flet babai i Caroline Crouch, ka vetëm “vrer” për ish-dhëndrin: Frikacaku! E mbyti në gjumë

5 Korrik 2021, 15:57 Nga DOSJA
Ia vranë të bijën! Flet babai i Caroline Crouch, ka vetëm

GREQI– Babai i Caroline, David Crouch ka dhënë një intervistë për “Mega”, ku edhe ka treguar detaje lidhur me jetën e Lydia-s së vogël, ndërsa nuk ka ngurruar që të përmendë dhe të atin e saj, Babis Anagnostopulos. Ai flet shumë ëmbëlsisht për mbesën e tij dhe thotë se synon ta rrisë atë më mirë se vajzën që humbi padrejtësisht.

“Vajza është mirë dhe e lumtur. Ajo është me gjyshen e saj dhe është e lumtur. Të gjithë e duan këtu. Është me Susan, ajo e merr atë për shëtitje të shkurtra. Dua të kujdesem për mbesën time dhe ta rris atë që të duket si nëna e saj,“-tha ai. 

Në të njëjtën kohë, ai kërkon drejtësi për jetën për vrasjen e vajzës së tij, ndërsa i referohet gjithashtu dyshimeve që Babis Anagnostopulos është i përfshirë në veprimtari të paligjshme, duke pretenduar se nëse Caroline do ta dinte, patjetër që do ta kishte përmendur.

“Vajza ime ishte një vajzë shumë e zgjuar dhe shumë e sinqertë. Ajo nuk do të mbështeste asgjë të paligjshme. Nëse ajo do të mësonte diçka, do ta kishte përmendur atë. Dhe unë mendoj se mbase kjo është gjëja që ajo synonte të bënte. Fatkeqësisht,  u vra ndërsa ishte duke fjetur. Ajo që e bën më keq gjithë ngjarjen, për mendimin tim, është se ai ishte kaq frikacak. Ai e vrau atë ndërsa ajo ishte duke fjetur. Priti derisa ajo ra në gjumë dhe pastaj ai e vrau atë,”-përfundoi ai.

Babis Anagnostopulos u arrestua 37 ditë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni carolina crouch david crouch vrasja e caroline crouch carolina crouch david crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll