Bota

“Investitori i Kurtit”/ Kush është ministri që deklaron aksione në Netflix, Tesla e Volkswagen

5 Korrik 2021, 15:30 Nga DOSJA
“Investitori i Kurtit”/ Kush është ministri që

PRISHTINË– Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është një prej anëtarëve të kabinetit që kanë investuar jashtë vendit. Ai ka raportuar se është investitor tek platforma amerikane e filmave, serialeve dhe shfaqjeve televizive “Netflix”.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për këtë vit, Murati ka shkruar se vlera e aksioneve të blera në “Netflix” kap shifrën e 8 mijë e 700 eurove. Murati ka deklaruar po ashtu se posedon letra me vlerë edhe nga tri kompani tjera të mëdha me ndërkombëtare si kompania prodhuese më e madhe e veturave në Gjermani, Volksëagen. 

Po ashtu ai ka investuar edhe tek kompania tjetër gjermane të shërbimeve financiare, Allianz SE, si dhe nga kompania e famshme amerikane për prodhimin e automjeteve elektrike, Tesla. Ai ka deklaruar se ka letra me vlerë prej 26,700 eurove nga Tesla, 4 mijë e 300 euro nga Allianz, si dhe 6 mijë e 300 euro nga Volkswagen.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni hekuran murati pasuria e hekuran muratit hekuran murati pasuria e hekuran muratit

Sondazh

Poll