Sport

Eliminimi nga Euro2020 zbulon edhe problemet e mëdha që kishin lojtarët francez me njëri-tjetrin

5 Korrik 2021, 13:35 Nga DOSJA
Eliminimi nga Euro2020 zbulon edhe problemet e mëdha që kishin

FRANCE – Menjëherë pas humbjes kundër Zvicrës 5-4 me penallti në 1/8 e finaleve javën e kaluar, nga ekipit kombëtar francez filluan të burojnë telashe të njëpasnjëshme.

Zbulimi më i ri është një zënkë mes Benjamin Pavardit dhe Paul Pogbas, në të cilën ishte përfshirë edhe Raphael Varane. Përleshja mes tyre kishte ndodhur menjëherë pas disfatës kundër Zvicrës, sipas “Le Parisien”.

Paraprakisht, Kingsley Coman e kishte shpërfillur trajnerin Didier Deschamp për shkak të zëvendësimit, para se e ëma e Adrien Rabiot, Veronique, të krijonte debat publik në stadium me prindërit e Paul Pogbas dhe Kylian Mbappes, duke i akuzuar djemtë e tyre për eliminimit e Francës nga “Euro2020”.

Pas kësaj erdhi shkrimi i “L’Equipe”, për një marrëdhënie tejet të ftohtë mes Mbappes dhe Antoine Griezmann.

Qendërmbrojtësi i Real Madridit i kishte rrëfyer Pogbas, se Pavardi ishte ankuar se mesfushori nuk po i ndihmonte mbrojtësit. “Ben (Pavard) mendon se t’i nuk po kthehesh në mbrojtje mjaftueshëm”.

Kjo s’i kishte pëlqyer aspak yllit të Manchester United, i cili e kishte shënuar golin e tretë të Francës, prandaj i ishte afruar Pavardit për t’i disktutuar më tej, duke e pyetur se përse e kishte thënë një gjë të tillë.

Ata kishin shkëmbyer fyerje ndaj njëri-tjetrit, duke kontribuar dukshëm në mungesën e harmonisë në një ekip që duhej të ishte i përkryer si favoriti i vetëm i madh për ta fituar “Euro 2020”.

Kur ishin qetësuar gjakrat, Pogba i kishte kërkuar falje Varanit, por marrëdhëniet mes lojtarëve francezë nuk janë të mira.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 5 Korrik 2021, 08:56

Edhe Ibrahimoviç e ka një idhull në futboll…

SUEDI – Ndoshta mund të duket shpesh herë arrogant, kur e pyesin se kush është lojtari më i mirë në botë.Por në të vërtetë edhe Zlatan Ibrahimoviç e ka n...