Sport

Hitzfeld: “Joakim Low e këshilloj të bëhet analist futbolli në TV”

5 Korrik 2021, 10:04 Nga DOSJA
Hitzfeld: “Joakim Low e këshilloj të bëhet analist futbolli

GJERMANI – Ish-trajneri i Bayern Munchen, Ottmar Hitzfeld, mendon se Joachim Low duhet të heqë dorë nga puna e trajnerit dhe të bëhet analist i futbollit në televizion, pasi u largua nga posti i trajnerit të Gjermanisë.

Por ish-trajneri edhe i Zvicrës, beson se 61-vjeçari do të haste në vështirësi, nëse do t’i kthehej punës si trajner i ndonjë klub, prandaj e ka këshilluar të punësohet si analist futbolli.

“Nuk e di, nëse për të, do të ishte mirë të përjetonte përsëri stres me rreth 60 ndeshje në vit, ka shumë stres”,- është shprehur Hitzfeld për “Sportbuzzer”. Spanja, Italia, Anglia, Franca, nuk i përshtaten. Analist në TV është puna që unë e këshilloj të bëjë”. 

Joakim Low, ish-trajner i Stuttgartit dhe Fenerbahces, kaloi 15 vjet në krye të ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe përflitet tashmë se ka klube të interesuara për të. Ai udhëhoqi “Die Mannschaft” edhe gjatë “Euro2020”, ku Gjermania pas humbjes 2-0 nga Anglia, u eliminua në 1/8 finale.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ish-trajneri i bayern munchen joachim low ottmar hitzfeld zvicrës ish-trajneri i bayern munchen joachim low ottmar hitzfeld zvicrës

Sondazh

Poll

Sport 5 Korrik 2021, 08:56

Edhe Ibrahimoviç e ka një idhull në futboll…

SUEDI – Ndoshta mund të duket shpesh herë arrogant, kur e pyesin se kush është lojtari më i mirë në botë.Por në të vërtetë edhe Zlatan Ibrahimoviç e ka n...