Sport

Suarez: “Në Angli, vetëm me Liverpool. Më pëlqen, jam mirë te Atletico”

5 Korrik 2021, 09:20 Nga DOSJA
Suarez: “Në Angli, vetëm me Liverpool. Më pëlqen, jam

ANGLI – Uruguajani Luis Suarez duket i lumtur në Spanjë dhe nuk mendon largimin nga Atletico Madrid. Sulmuesi 34-vjeçar ka folur për “World Soccer Magazine”, ku ndër të tjera ka rikujtuar edhe kohën sa ishte pjesë e Liverpool.

“Të luaj për ndonjë ekip tjetër përveç Liverpool në Angli? Do të ishte e vështirë për mua, unë kisha dhe shpresoj që akoma kam marrëdhënie të mira me tifozët e Liverpool”,- tha fillimisht golashënuesi uruguajan.

“Do të kishte qenë e veçantë të fitoja kampionatin me “The Reds”, por jam i kënaqur që pritja e tyre për të fituar Premier League tani ka mbaruar. Ata duken si një ekip që do të garojë për shumë sezone në nivelet më të larta të futbollit”,- shtoi ai.

I pyetur për një largim të mundshëm nga Atletico Madrid, uruguajani tha: “Për momentin po shijoj kohën time këtu. Më pëlqen këtu, jemi vendosur në Spanjë, nuk ka nevojë të mendoj që të largohem. Kur mendoj se sa mirë jam te Atletico dhe besimin që trajneri ka treguar tek unë, ishte lehtësisht vendimi i duhur për mua”,– përfundoi Luis Suarez.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “world soccer magazine” atlético luis suarez sulmuesi 34-vjecar “world soccer magazine” atlético luis suarez sulmuesi 34-vjecar

Sondazh

Poll

Sport 5 Korrik 2021, 08:56

Edhe Ibrahimoviç e ka një idhull në futboll…

SUEDI – Ndoshta mund të duket shpesh herë arrogant, kur e pyesin se kush është lojtari më i mirë në botë.Por në të vërtetë edhe Zlatan Ibrahimoviç e ka n...