Sport

Spanja e Europianit me një tjetër marsh, synon trofeun

5 Korrik 2021, 07:42 Nga DOSJA
Spanja e Europianit me një tjetër marsh, synon trofeun

SPANJE – Pas disa dështimeve spektakolare radhazi në aktivitetet madhore Spanja më në fund ia doli mbanë për të fituar një vend mes katër skuadrave përfaqësuese më të mira të kampionatit evropian.

Edicioni i 16-të i këtij kompeticioni nisi jo mirë për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique, që siguroi kualifikimin për në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë, vetëm pas triumfit mbresëlënës në takimin përmbyllës me Sllovakinë.

Pavarësisht faktorit fushë, “la furia roja” në ndeshjet në grup barazoi respektivisht 0-0 dhe 1-1 me Suedinë dhe Poloninë, ndërsa në sfidën e fundit kombëtarja spanjolle fitoi thellë 5-0 me Sllovakinë.

Tani “La Roja” bëhet gati për duelin me Italinë, por është e qartë që Spanja nuk tremb më njësoj si më parë dhe skuadra “axurre” ka një mundësi të shkëlqyer për t’u rikthyer në finalen e këtij aktiviteti për herë të parë që nga evropiani i vitit 2012, që u mbajt në Poloni dhe Ukrainë, ku Italia e Cesare Prandellit u thye në finale e madhe me shifrat dërrmuese 4-0 nga Spanja e Vicente del Bosque-s.

Pra, si Italia ashtu edhe Spanja, më shumë ngjajnë si klube se sa skuadra përfaqësuese për nga mënyra e lojës, duke marrë parasysh karakteristika e veçanta të lojtarëve që kanë në përbërje.

Natyrisht askush nuk i mohon meritat e Luis Enriques, duke marrë në konsideratë faktin që trajneri asturian nuk ka në dispozicion një brez po aq të talentuar sa paraardhësit e tij.

Skuadra është dukshëm inferiore për nga niveli, nëse do të guxohej për të bërë një krahasim me ekipet që kanë patur më herët trajnerët e mirënjohur Luis Aragones dhe Vicente del Bosque.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 5 Korrik 2021, 08:56

Edhe Ibrahimoviç e ka një idhull në futboll…

SUEDI – Ndoshta mund të duket shpesh herë arrogant, kur e pyesin se kush është lojtari më i mirë në botë.Por në të vërtetë edhe Zlatan Ibrahimoviç e ka n...