Sport

Fillon ‘epoka’ Inzaghi. Të mërkurën prezantimi, pastaj të gjithë në punë

5 Korrik 2021, 05:59 Nga DOSJA
Fillon ‘epoka’ Inzaghi. Të mërkurën prezantimi,

ITALI – Zilja do të bjerë në orën 9 të enjten në mëngjes. Eshtë java e fillimit të punës te Inter e Simone Inzaghit. Apeli nuk do të jetë i plotë, shumë nga lojtarët do të arrijnë me vonesa të justifikuara. Por mbetet një moment simbolik për kampionët e Italisë.

Të mërkurën në 12.30 në “San Siro”, i shoqëruar nga administratori Beppe Marotta, do të prezantohet trajneri i ri. Një sfidë e madhe për Inzaghin, pasi trashëgimia e Antonio Contes është e vështirë për t’u përballur.

Rifillimi i trajnimit është caktuar për të enjten. Ekipi do të punojë në qendrën e trajnimit ‘Suning’ për dy javë të pakta, duke luajtur një miqësore të vetme (më 17 korrik, kundër Luganos në Cornaredo, ora 20.30), më pas, më 22 do të fluturojë për në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Floridës.

Me kthimin në Itali, Interi do të hyjë në fazën më intensive të përgatitjes. Me grupin në atë moment do të bashkohen edhe lojtarët e ekipeve kombëtare. Para fillimit të kampionatit, caktuar për 21-22 gusht të paktën dy miqësore do të luhen. Një duhet të luhet në Tel Aviv, kundër Atletico Madridit, ndërsa tjetra para 15 gushtit, në Itali, ndaj një kundërshtari që do të përcaktohet.

Të enjten grupi, në mënyrë të pashmangshme, do të jetë mjaft i vogël. Lojtarët e të gjitha ekipeve kombëtare, të përfshira në “Euro2020” dhe “Copa America” do të mungojnë. Për disa sapo kanë filluar tre javët e pushimeve.

Të tjerët do të jenë në rresht. Në fakt, në skuadrën e re të botuar në faqen zyrtare të internetit nga 1 korriku, ka emra “të rinj” si Gravillon, Pirola, Dimarco, Dalbert, Vagiannidis, Lazaro, Male, Salcedo, Esposito, Colidio, Vergani dhe Gavioli.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport beppe marotta san siro simone inzaghit beppe marotta san siro simone inzaghit

Sondazh

Poll