Aktualitet

“Mendova se po bënin dashuri”, roja tregon sesi gjeti trupin e pajetë të gruas në Bubq: Ishte e mbuluar me gjak…

5 Korrik 2021, 11:49 Nga DOSJA
“Mendova se po bënin dashuri”, roja tregon sesi gjeti trupin e

TIRANE- Roja i magazinës, pranë vendit ku u gjet trupi i Klarisa Ismalajës ka rrëfyer në polici momentet e para sesi zbuloi vrasjen. Ai ka thënë se fillimisht ka menduar se çifti ishte në momente intime.   

‘Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë’.-ka thënë ai. 

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në fshatin Bubq në Krujë, ku Artan Ismalaja 51 vjeç ka vrarë të shoqen e tij, Klarisa Ismalaja, 45 vjeçe me thikë. Kur u gjet, viktima kishte shumë shenja thike në trup që dyshohet se i janë bërë pas torturës nga bashkëshorti.

Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh. Ajo që është e çuditshme janë arsyet e krimit, pasi çifti jetonin prej vitesh në Tiranë. 51-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën, pasi goditi disa herë me thikë edhe veten.

Krim në familje në Bubq! Burri qëllon për vdekje gruan e tij me thikë, ngjarja ndodhi brenda në makinë, kameramani tentoi të vriste dhe veten, në gjendje të rëndë tek Trauma

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan ismalaja burri vret gruan ne bubq klarisa ismalaja artan ismalaja burri vret gruan ne bubq klarisa ismalaja

Sondazh

Poll