Aktualitet

Moti sjell surpriza, pasditja përfshihet nga vranësira të shumta, temperaturat shkojnë deri në 35 gradë Celsius

5 Korrik 2021, 05:25 Nga DOSJA
Moti sjell surpriza, pasditja përfshihet nga vranësira të shumta,

TIRANË– Moti sot sjell surpriza. Sipas Meteoalb, pjesa e parë e ditës do të jetë e përfshirë nga kthjellimet në të gjithë vendin tonë dhe temperaturat do të jenë të larta. Ndërsa, pjesa e dytë e ditës sjellë vranësira.

Fillimisht vranësirat do të vijojnë të përfshijnë zonat jugore dhe gradualisht do të mbulojnë të gjithë territorin. Por, nuk do të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale. Në mëngjes do të jenë rreth 11°C në zonat malore deri në 35°C në zonat e ulëta. Mesdita do të kapë kulmin.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h, nga drejtimi jugor. Në det të hapur do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 5 korrik 2021 parashikimi i motit 5 korrik 2021

Sondazh

Poll