Bota

Zjarr në Qipro/ 4 punëtorë domatesh u dogjën të gjallë, 55 mijë hektarë tokë është shkrumbuar, në pranga 67-vjeçari

4 Korrik 2021, 15:21 Nga DOSJA
Zjarr në Qipro/ 4 punëtorë domatesh u dogjën të

GREQI- Katër shtetas egjiptianë kanë humbur jetën, si pasojë e zjarrit që ka përfshirë Qipron. Flakët kanë përparuar dhe kanë lënë pas 55 mijë hektarë tokë të djegur dhe sipas mediave të huaja një 67-vjeçar është arrestuar.

Detajet e rrethanave në të cilat 4 egjiptianët humbën jetën janë tronditëse, pasi ata u bllokuan nga zjarri dhe u dogjën të gjallë. Ata po punonin në fushat e domateve dhe papritur u rrethuan nga zjarri. Ata u përpoqën të largoheshin, por u kapën nga flakët.

Departamenti i Pyjeve njofton se situata e zjarrit që shpërtheu dje në fshatin Arakapa dhe u përhap në fshatrat e tjerë, është përmirësuar por mbetet jashtëzakonisht e vështirë. 

Ndërkohë Policia ka marrë dëshminë e 67-vjeçarit, ende i paidentifikuar, i dyshuar për zjarrëvënie. Por ai ka mohuar akuzën dhe pretendon se ka njoftuar autoritetet për zjarrin e rënë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 4 të vdekur nje 67-vjecar i arrestuar zjarr ne qipro 4 të vdekur nje 67-vjecar i arrestuar zjarr ne qipro

Sondazh

Poll

Bota 4 Korrik 2021, 07:07

FILIPINE– Një avion ushtarak është rrëzuar në Filipinet jugore mëngjesin e ditës së sotme, me të paktën 92 persona në bord.Të paktën 17 persona janë vrarë, ndër...