Sport

Rinovimin e Messit e pengon presidenti i La Liga-s dhe lojtarët e Barcelonës, motivi është…

4 Korrik 2021, 11:02 Nga DOSJA
Rinovimin e Messit e pengon presidenti i La Liga-s dhe lojtarët e

SPANJË-Leo Messi nuk është më një lojtar i Barcelonës. Futbollisti argjentinas, i grumbulluar në përfaqësuese për Copa America, praktikisht është në merkato. Një situatë shumë delikate kjo e “Pleshtit”, i cili do të donte të qëndronte me ngjyrat “blaugrana”, por që ende nuk ka gjetur marrëveshjen përfundimtare për rinovimin e kontratës. Ngërçi lidhet për vetë faktin se lojtarët e Barcelonës po refuzojnë të ulin pagat për të financuar një marrëveshje të re për sulmuesin argjentinas.

La Liga tani ka një kufij page për secilin klub, që do të thotë se Barcelona nuk mund ti bëjë Messit një ofertë më të madhe pa ulur pagën e lojtarëve të tjerë.Kjo do të thotë që më pak se një muaj skuadra katalanase do të nisë përgatitjet për sezonin e ri dhe situata e Messit mbetet në ajër.Guillem Balague, gazetari spanjoll tregon situatën: “Barcelona po bën presion për një zgjidhje të shpejtë, por ka ende gjëra për të negociuar dhe nuk pritet asnjë lajm të enjten.” tha Balague.

“Ata duan që ai të nënshkruajë sa më shpejt të jetë e mundur, por koha do të diktohet nga zgjidhja e të gjitha detajeve që nuk janë rënë dakord ende – të tilla si çështjet e taksave, pagat e Messit dhe përshtatja e kontratës së re brenda rregullave të lojës së ndershme financiare të La Ligas .”Për të mbajtur argjentinasin, klubit do t’i duhet të ulë faturën e pagave me rreth 200 milion euro”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll