Sport

“Qan nazistja e vogël”/ Tifozi me zemër të madhe, e preku e mitura në stadium, mbledh para për t’i bërë

4 Korrik 2021, 13:04 Nga DOSJA
“Qan nazistja e vogël”/ Tifozi me zemër të madhe, e

GJERMANI- Mijëra euro janë mbledhur nga përdoruesit e internetit për një tifoze të vogël gjerman, e cila nuk i mbajtit dot lotët kur skuadra e saj e zemrës u përjashtua nga kompeticioni “Euro2020”. Pamjet kur ajo qante dhe tifozët anglezë festonin me lotët e saj janë bërë viralë në rrjet. 

Ndaj dhe një tifoz uellsian, Joel Hughes mori iniciativën për t’i treguar një vajze të vogël nga Gjermania, se “jo të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar janë aq të këqinj”.

“Unë nuk mund të qëndroj për të parë këtë lloj ngacmimi në internet. Kështu që mendova të bëj diçka. Diçka e vogël. Jo diçka që do të ndryshonte botën ose do të ndryshonte mendjen e atyre që shkruanin gjëra të këqija për vajzën e vogël,”– tha ai duke iu referuar disa komenteve që e cilësonin të miturën si “naziste e vogël”.

Joel Hughes ka mbledhur 33.200 euro dhe shpreson që prindërit e vajzës së vogël do t’i shpenzojnë paratë për ta bërë atë të lumtur dhe për të harruar shpejt zhgënjimin që përjetoi në stadiumin Wembley.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 joel hughes tifozja gjermane qe qan euro 2020 joel hughes tifozja gjermane qe qan

Sondazh

Poll