Bota

U zgjodh në krye të PDK-së, ish-anëtari i “Ritmi i Rrugës”, Memli Krasniqi: Do të bëj gjithçka që duhet që partia

3 Korrik 2021, 20:21 Nga DOSJA
U zgjodh në krye të PDK-së, ish-anëtari i “Ritmi i

KOSOVË– Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje për delegatët e Konventës së Dhjetë të PDK-së, për besimin që i dhanë për ta udhëhequr partinë më të madhe opozitare në Kosovë. Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi shkruan se do të bëjë gjithçka që duhet për PDK-në, në mënyrë që kjo parti të rikthehet, sipas tij, aty ku i takon.

Krasniqi, ish-anëtari i grupit “Ritmi i Rrugës” shton se kjo arti është adresa politike kryesore për qytetarët e vendit, dhe partia më e fuqishme dhe që do të ketë vizionin më të qartë për vendin.

Shkrimi i plotë i Memli Krasniqit:

Ju shpreh mirënjohje të pafund të gjithë delegatëve të Konventës së Dhjetë të Partisë Demokratike të Kosovës për besimin, votën dhe mbështetjen që ma dhanë sot, për të udhëhequr partinë tonë në dy vjetët e ardhshme. Familja jonë e përbashkët politike po nisë një kapitull të ri siç i ka hije, duke respektuar pafundësisht të kaluarën, të tashmen dhe kontributin e secilit. Por, gjithmonë duke shikuar kah e ardhmja. PDK është parti e njerëzve të mirë të Kosovës – e çlirimtarëve e patriotëve, intelektualëve e vizionarëve, mësuesve e profesorëve, mjekëve e infermierëve, artistëve e sportistëve, ndërmarrësve e mërgimtarëve, fermerëve e punëtorëve, grave e burrave që synojnë një jetë të dinjitetshme dhe një shtet që i bën krenarë.

Do të bëj gjithçka që duhet – që PDK të rikthehet aty ku i  takon, si partia më e fuqishme dhe me vizionin më të qartë për vendin. Si adresa politike kryesore për qytetarët tanë. Dhe për të arritur këtë qëllim, e konsideroj fundamental unitetin tonë të rikonfirmuar sot për rrugën para nesh, për nevojën e çlirimit dhe mobilizimit të potencialit tonë të brendshëm dhe bashkëdyzimit të tij me vlerat dhe energjitë e reja që do bashkohen me ne në këtë projekt të ri politik për PDK-në.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora memli krasniqi memli krasniqi

Sondazh

Poll