Bota

Covid në Kosovë, 3 raste të reja me Covid dhe asnjë humbje jetë gjatë 24 orëve të fundit

3 Korrik 2021, 13:12 Nga DOSJA
Covid në Kosovë, 3 raste të reja me Covid dhe asnjë humbje

KOSOVË-Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar rezultatet e 1.859  mostrave të testuara për virusin Covid-19 ku në 24 orët e fundit me koronavirus janë infektuar 3 persona, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën. Ndëkohë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 9 qytetarë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.900 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 204.774 doza të vaksinës. Deri më sot 48.437 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 1.859 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.362. Në total numri i rasteve aktive është 166.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid ne kosove covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2021, 10:41

Trashëgimia e Angela Merkelit në Ballkan

GJERMANI- Pajtohuni!” – kjo ishte fjala e fundit e kancelares gjermane, Angela Merkel, në konferencën e shtypit të Samitit në Sofje, në nëntor 2020. Me kë...