Bota

U zgjodh si kryetar i PDK-së, Kurti uron Krasniqin: I ofroi bashkëpunim në temat me interes për Kosovën

3 Korrik 2021, 14:36 Nga DOSJA
U zgjodh si kryetar i PDK-së, Kurti uron Krasniqin: I ofroi

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka uruar ditën e sotme Memli Krasniqin për marrjen e detyrës si kryetar i PDK-së. Me anë të një postim në Facebook, Kurti është shprehur se i ofron bashkëpunim Krasniqit në të gjitha fushat që janë me interes të përbashkët për Kosovën.

Postimi i plotë:

I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi. Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në. Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve. Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.

LAJMI KRYESOR: Enver Hoxhaj hoqi dorë! Sot Partia Demokratike e Kosovës zgjedh kryetarin e ri, Memli Krasniqi kandidati i vetëm

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti memli krasniqi zgjedhjet brenda pdk albin kurti memli krasniqi zgjedhjet brenda pdk

Sondazh

Poll