Bota

Gjermania rekomandon përzjerjen e dozave të vaksinave anti-Covid, ekspertët: Janë më të sigurta

3 Korrik 2021, 14:34 Nga DOSJA
Gjermania rekomandon përzjerjen e dozave të vaksinave anti-Covid,

GJERMANI- Gjermania ka rekomaduar fuqishëm përzjerjen e vaksinave Covid në vend. CNN shkruan se Komiteti i Përhershëm Gjerman i Vaksinimit (STIKO) tha të enjten se njerëzit që marrin një dozë të parë të vaksinës Oxford-AstraZeneca “duhet të marrin një vaksinë mRNA si dozën e dytë, pavarësisht nga mosha e tyre.” STIKO tha se rezultatet e studimit aktual tregojnë se përgjigja imune e gjeneruar pas një vaksinimi me dozë të përzier “është më e sigurtë”.

Kjo e bën Gjermaninë një nga vendet e para që rekomandon fuqimisht që njerëzit që kanë marrë një dozë të parë të AstraZeneca të marrin ose një vaksinë Pfizer-BioNTech ose Moderna si dozën e tyre të dytë. Këtë gjë e bëri edhe vetë kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila pasi mori si dozë të parë vaksinën e AstraZenecës, mori Modernën si dozë të dytë.

Që nga fillimi i vaksinimit në Gjermani janë dhënë 75,8 milion doza vaksinash, ndërkohë që 31,5 milion njerëz kanë marrë të dy dozat.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota perzjerja e vaksinave vaksinimi ne gjermani perzjerja e vaksinave vaksinimi ne gjermani

Sondazh

Poll