Bota

E RËNDË! Vriten dy vëllezër në Patra, auorët i mbyllin në banesë për pesë ditë, fqinjët lajmërojnë policinë pasi

3 Korrik 2021, 19:28 Nga DOSJA
E RËNDË! Vriten dy vëllezër në Patra, auorët i

GREQI– Dy vëllezër, 45 dhe 54 vjeç janë vrarë dhe janë lënë të pajetë në shtëpinë e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pesë ditë më parë në një lagje të Patras, por është zbuluar vetëm ditën e sotme.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë telefonuar policinë pasi kanë ndjerë erën e keqe të kufomave.

Kur policia shpërtheu derën, gjeti brenda dy vëllezërit e vrarë, të shtrirë në vende të ndryshme. Ata jetonin vetëm me nënën e tyre në banesë dhe kjo e fundit nuk kishte shkuar në shtëpi prej ditësh pasi ishte e shtruar në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, apo autorët që fshihen pas saj. Fqinjët i përshkruajnë vëllezërit si njerëz të qetë dhe pa probleme.

(Fm/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi vriten dy vellezer ne patra greqi vriten dy vellezer ne patra

Sondazh

Poll