Bota

Kampi al-Hawl/ Ja si gratë e huaja martohen me burra në interenet për të ardhura monetare

3 Korrik 2021, 13:58 Nga DOSJA
Kampi al-Hawl/ Ja si gratë e huaja martohen me burra në interenet

SIRI- Qindra gra të huaja që janë të ndaluara në kampin al-Hawl në Siri po martohen me burra të huaj në mënyrë që të fitojnë lirinë e tyre. The Guardian shkruan se grave në këtë kamp u dërgohen lekë në vlerë monetare 500 mijë dollarë, nga pretedentët për burra. Sipas dëshmisë së grave në këtë kamp, martesa të tilla janë metodat më të mira dhe të përhapura për tu arratisur. 

“Çdo ditë më vijnë mesazhe duke më pyetur nëse jam duke kërkuar një burrë. Të gjithë rreth meje janë martuar … megjithëse ata që janë akoma pro-Isis dhe bëjnë sikur janë modestë do ta mohonin atë,” tha një grua.

Përafërsisht 60,000 gra dhe fëmijë, të cilët ishin që nga bastioni i fundit i ISIS në Siri, ku i ashtuquajturi kalifat ra në Mars të vitit 2019 tani janë të arrestuar në Hawl nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga Kurdët.

Burgosja e tyre është një thirrje tubimi për mbështetësit e Isis në të gjithë botën dhe “martesa” me një nga gratë e burgosura – madje edhe në një marrëdhënie në distancë të gjatë, në internet – është bërë një simbol nderi në rrjetet sociale të xhihadistëve.

Për burrat, kjo është një mënyrë për të ngritur pozitën e tyre shoqërore dhe për të ndihmuar ata në nevojë. Shumica e burrave të ardhshëm duket se i kanë rrënjët në vendet myslimane, por që jetojnë në Evropën Perëndimore.

Për gratë e kampit, kjo është një mënyrë për të siguruar të ardhura që mund ta bëjnë jetën në Haël më të durueshme: paratë përdoren për nevojat e përditshme si pelenat, ushqimin, ilaçet, kredinë telefonike dhe për të paguar gratë e tjera për të gatuar dhe pastruar. 

Por si bëhen martesat

“Martesat” bëhen përmes telefonit. Shumë nga këto marrëdhënie virtuale duket se janë të natyrës bamirëse, por gjithashtu janë romantike dhe seksuale. Gratë kanë deklaruar se janë të lira që të martohen me burrat që duan, ndërkohë që nëse këta të fundit nuk i mbajnë premtimet e tyre, gratë mund t’i lënë dhe të martohen me burra të tjera.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota grate ne kamp martohen per lete kampi al-hol në siri grate ne kamp martohen per lete kampi al-hol në siri

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2021, 10:41

Trashëgimia e Angela Merkelit në Ballkan

GJERMANI- Pajtohuni!” – kjo ishte fjala e fundit e kancelares gjermane, Angela Merkel, në konferencën e shtypit të Samitit në Sofje, në nëntor 2020. Me kë...