Bota

Në përpjekje për të shkuar në Itali, mbytet anija me emigrantë në Tunizi, humbun jetën 43 persona

3 Korrik 2021, 14:06 Nga DOSJA
Në përpjekje për të shkuar në Itali, mbytet anija me

TUNIZI- Të paktën 43 migrantë dhe refugjatë janë mbytur në Tunizi ditën e sotme. Aljazeera shkruan se ngjarja e rëndë ndodhi teksa një anije me emigrantë u mbyt në brigjet e Tunizisë. Ndërsa deri tani nga anija e mbytur janë shpëtuar 84 emigrantë. Në shpëtimin e këtyre emigrantëve mori pjesë edhe organizata e Gjysmëhënës së Kuqe.

Anija ishte nisur nga Zuwarah në brigjet veriperëndimore të Libisë, duke transportuar migrantë dhe refugjatë nga Egjipti, Sudani, Eritrea dhe Bangladeshi. Emigrantët po përpiqeshin të kalonin në detin Mesdhe për të shkuar në Itali.

“Marina shpëtoi 84 migrantë dhe 43 të tjerë u mbytën në një anije që u nis nga Zuëara e Libisë drejt Evropës,” tha zyrtari i Gjysmëhënës së Kuqe, Mongi Slim.

(I.A.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mbyten 43 emigrante mbyten 43 emigrante

Sondazh

Poll