Bota

U zgjodh si kryetar i PDK-së, po kush është Memli Krasniqi, këngëtari që u bë Ministër i Kulturës

3 Korrik 2021, 12:51 Nga DOSJA
U zgjodh si kryetar i PDK-së, po kush është Memli Krasniqi,

KOSOVË- Memli Krasniqi është zyrtarisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Në Konventën e 10 të PDK-së u mbajt ditën e sotme, Krasniqi mori shumciat e votave të delegatëve duke u zgjedhur kështu si kryetari i PDK-së, partisë që të gjithë mendonin se nuk do të dilte nga duartë e themeluesve të saj.

Por kush është Memli Krasniqi?

Memli Krasniqi ka lindur në Prishtinë më 25 janar të vitit 1980 ku dhe ka kryer shkollimin fillor në shkollën fillore “Hasan Prishtina”. Shkollën e mesme, Krasniqi e kreu në gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë, ndërsa studimet e larta i ka kryer për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Krasniqi më tej ka mbaruar gjithashtu magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE). Krasniqi wshtw i martuar me bashkwshorten e tij Melizwn, me tw cilwn ka tre fëmijë: Borën, Malin dhe Verën

Në vitet 1999 – 2000, Krasniqi ka punuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës. Në karrierën e Krasniqit futet edhe pasioni i tij muzika, me të cilën ai është marrë për disa vjet, me grupin e Hip-Hop-it “Ritmi i Rrugës”.

Rrugëtimi politik i Krasniqit ka filluar në vitin 2004. Ai u angazhua fillimisht si aktivist në Partinë Demokratike të Kosovës, dhe më pas drejtoi Qendrën për Studime Politike në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryetar i PDK-së, ndërsa në vitin 2006, ai u zgjodh si Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës.

Në vitin 2007, Krasniqi u zgjodh fillimisht si deptutet në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që njëkohësisht ka qënë edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport. Një vit më vonë Krasniqi u emërua si Këshilltar Politik i Kryeministrit dhe Zëdhënës i Qeverisë.

Në të gjithë karrierën e tj politike, Krasniqi ka qënë dy herë ministër, duke drejtuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe nga 2014 deri në vitin 2017 atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa si deputet ai është zgjedhur 6 herë të gjitha, duke u bërë kështu një nga njerëzit më të votuar në PDK.

Në legjislaturën e vitit 2017-2019, Krasniqi në Kuvendin e Kosovës ka qënë Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ndërsa në legjislaturën e vitit 2020-2021 ai është nënkruatar i Kuvendit të Kosovës. 

LAJMI KRYESOR: Enver Hoxhaj hoqi dorë! Sot Partia Demokratike e Kosovës zgjedh kryetarin e ri, Memli Krasniqi kandidati i vetëm

(I.A.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni memli krasniqi zgjedhjet brenda pdk memli krasniqi zgjedhjet brenda pdk

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2021, 10:41

Trashëgimia e Angela Merkelit në Ballkan

GJERMANI- Pajtohuni!” – kjo ishte fjala e fundit e kancelares gjermane, Angela Merkel, në konferencën e shtypit të Samitit në Sofje, në nëntor 2020. Me kë...