Bota

Krasniqi flet si kryetar i PDK-së: Besimin që më dhatë do t’ua shpërblej me punë të pandalëshme

3 Korrik 2021, 12:12 Nga DOSJA
Krasniqi flet si kryetar i PDK-së: Besimin që më dhatë do

KOSOVË- Kryetari i ri i PDK-së Memli Krasniqi ka mbajtur një fjalim pas zgjedhjes së tij si kryetar. Telegrafi shkruan se Krasniqi në fjalën e tij ka falenderuar delegatët që e kanë votuar si dhe është shprehur se besimin e tyre do të shpërblejë me punë të pandalshme.

“Gjatë rrugës për rikthimin e PDK-së aty ku e ka vendin në udhëheqjen e shtetit, padyshim që do të kemi shumë sfida e pengesa, nuk do të jetë e lehtë por e njoh shpirtin dhe vullnetin që buron nga secili prej jush dhe duke u bazuar në këtë energji të pashtershme jam i sigurt që do ia dalim”, tha Krasniqi pasi u zgjodh kryetar i PDK-së.

Më tej, Krasniqi është shprehur se është i ndërgjegjshëm për barrën dhe për përgjegjësinë që ai mori ditën e sotme si kryetar i PDK-së. 

“Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate… Se si duhet të operojë sot PDK, mbi këtë situatë politike, duhet të flasim hapur për disa gjëra, e të mendojmë nga e ardhmja. Ne sot jemi opozitë. Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate. Ndoshta s’kemi mundur ta lexojmë krejt saktë disponimin e votuesve, prandaj edhe në dy palë zgjedhjet e fundit nuk kemi marrë mjaftueshëm mbështetjen e tyre. Reflektimi është i domosdoshëm. Nuk mund të vazhdojmë edhe më tutje njëjtë”, u shpreh Krasniqi.

LAJMI KRYESOR: Enver Hoxhaj hoqi dorë! Sot Partia Demokratike e Kosovës zgjedh kryetarin e ri, Memli Krasniqi kandidati i vetëm

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni memli krasniqi zgjedhjet brenda pdk memli krasniqi zgjedhjet brenda pdk

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2021, 10:41

Trashëgimia e Angela Merkelit në Ballkan

GJERMANI- Pajtohuni!” – kjo ishte fjala e fundit e kancelares gjermane, Angela Merkel, në konferencën e shtypit të Samitit në Sofje, në nëntor 2020. Me kë...