Sport

Reja surprizon me listën e kombëtares, rikthen ‘rebelët’ e Panucci-t, lë jashtë dy futbollistët më në zë: Objektivi

28 Maj 2019, 08:53 Nga DOSJA
Reja surprizon me listën e kombëtares, rikthen

TIRANË– Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare ka publikuar listën e futbollistëve të përzgjedhur për dy ndeshjet që do të luhen në muajin qershor ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Edy Reja duket se ka shumë surpriza në këtë listë dhe një prej tyre është edhe talenti 19-vjeçar Marash Kumbulla.

Ndërkohë ajo që bën më shumë përshtypje është fakti që Reja ka lënë jashtë liste 2 futbollistët Endri Çekiçin dhe Taulant Seferin.

Këta dy të fundit në klubet e tyre kanë qenë protagonist kohët e fundit, por mesa duket për trajnerin nuk janë mjaftueshëm.

Gjithashtu bie në sy rikthimi i ‘problematikëve’ të Christiano Pannucci. Dermakut, Emir Lenjani dhe Cikalleshi kanë gjetur sërish vend në strehën kuqezi.

Ndërkohë në një konferencë për mediat, vetë Reja tha se objektivi është kualifikimi në Euro 2020. Ai nuk i ka kursyer as fjalët e mira në lidhje me frymën e grupit të kombëtares.

“Kam një listë me 35 lojtarë që më duhet t’i ndjek.  Skuadra ka energji pozitive, më janë pëgjigjur në një mënyrë mjaft korrekte. Nuk mungon fryma në skuadër por thejsht akuilibri. Do të merrem me pjesën e mbrojtjes, më duhet ta rregulloj atë. Stërvitja e vërtetë do të fillojë nga sot,”– u shpreh Reja.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edy reja kombetarja shqiptare lista e kombetares trajneri publikon listen edy reja kombetarja shqiptare lista e kombetares trajneri publikon listen

Sondazh

Poll