Sport

Zyrtare, Gennaro Gatusso largohet nga drejtimi i Milan: Vendimi, i vështirë. Muaj të paharrueshëm

28 Maj 2019, 08:01 Nga DOSJA
Zyrtare, Gennaro Gatusso largohet nga drejtimi i Milan: Vendimi, i

Gennaro Gattuso ka dhënë dorëheqjen si trajner i Milan, pas dështimit në Champions League.

Drejtori Sportiv i klubit, Leonardo, pritet që ndjekë pas Gatussos dhe të largohet, si pjesë e vendimeve të klubit.

Gattuso, i tha “La Repubblica”, sesi do të linte pas paratë që klubi i detyrohet, pasi sipas tij, qëndrimi i tij tek Milan, nuk ishte çështje parash.

“Vendimi për të lenë Milan nuk ishte i thjeshtë, por ishte vendimi që duhet të merrja. Ky nuk është një moment i lehtë për mua, pas 18 muajve si trajner, por unë nuk do të jem kurrë si të tjerët. Muajt që drejtova Milan, ishin muaj të paharrueshëm. Ky vendim është i imi, i dhimbshëm por i duhuri. Po largohem nga një kontratë 2-vjeçare? Po, sepse historia ime me Milan nuk mund të jetë kurrë çështje parash.”-është shprehur ai. 

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gennaro gattuso milan gennaro gattuso milan

Sondazh

Poll