Politike

Vonesa në ndarjen e stacioneve të plazheve, Blendi Klosi justifikohet: U vonuam nga zgjedhjet e 25 prillit

2 Korrik 2021, 16:30 Nga DOSJA
Vonesa në ndarjen e stacioneve të plazheve, Blendi Klosi justifikohet:

DURRËS- Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka folur gjatë një takimi në Durrës lidhur me vonesat në ndarjen e stacioneve të plazhit, gjë e cila ka nxitur konflikte të shumta. Klosi nuk sqaroi arsyen e vonesës, por tha por tha se brenda pak ditëve kjo çështje do të marrë zgjidhje.

Gjatë takimit me turoperatorët dhe hotelierët e Durrësit ku folo mbi problematikën e ndarjes së stacioneve të plazheve, Klosi tha se vonesat e konstatuara në hapjen e aplikimeve për stacionet e plazhit në vend janë shkaktuar edhe nga zgjedhjet e 25 prillit.

Pra kemi një situatë e cila ka nevojë shume të përshpejtohet. Ne do na duhet ta mbyllim këtë punë në 3, 4 ditë përsa i përket gjithë problematikave që kemi të evidentuara për parcelat e aplikuara të kemi një aplikim të ri në dy ditët që do të vijnë dhe të kemi një nxitje tashmë nga vet strukturat tona qoftë qendrore qoftë lokale për t’u kërkuar këtyre posedueseve të plazhit aplikim urgjent dhe të kemi një mundësi që të veprojmë shpejt. Procesi zgjedhur nuk na lejonte që ta hapnim procesin e aplikim it të parcelave dhe ajo u hap vetëm mbas 25 prillit. Kemi të realizuar në këtë proces në shkallë të madhe”, tha Klosi.

Në bregdetin e Durrësit në total janë 815 parcela, nga të cilat 638 mund të menaxhohen nga privati, por që aktualisht janë bërë vetëm 430 aplikime.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike blendi klosi blendi klosi

Sondazh

Poll

Politike 2 Korrik 2021, 13:12

TIRANË– Ish kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli me anë të një shkrimi ka bërë një analizë për modelin e partive politike.Sipas ti...