Kryebashkiaku i Mallakastrës u la në krye të detyrës, Këlliçi: Celibashi tregoi vullnet të mbrapshtë politik për të go
TIRANË– Partia Demorkatike ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj të vijojë të qëndrojë në detyrë, pavarësisht se ishte i dënuar me burg në Greqi dhe nuk e kishte deklaruar ketë gjë në formularin e dekriminalizimit.
Në një deklaratë për mediat, Belind Këlliçi shprehet se vendimi i sotëm ka treguar se Ilirjan Celibashi ka vepruar në shkelje të ligjit. Këlliçi përmend tre rastet e mëparshm, atë të Dashamir Tahirit, Aqif Rakipit dhe Gledion Rahovicës, të cilëve KQZ u dogji mandatet pasi kishin gënjyer në formularin e dekriminalizimit.
Dhe vendimi i sotëm për PD-në është shkelje e ligjit të Dekriminalizimit. PD paralajmëron se do ta ankimojë këtë vendim.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BELIND KËLLIÇI:
Vendimi i sotëm i komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të amnistuar uzurpuesin e paligjshëm të bashkisë së Mallakastrës, pavarësisht dënimit me 3 vite burg në Greqi, është në shkelje të ligjit dhe në kundërshti me tre precedentë për të cilët KQZ ka vendosur ndërprerjen e mandatit.
Në rastet e Dashamir Tahirit, e Aqif Rakipit dhe Gledion Rahovicës, që kanë rezultuar të dënuar apo hetuar jashtë vendit dhe që nuk e kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit dhe kanë pretenduar se nuk kanë patur djeni për këto fakte, KQZ-ja ka shpallur pavlefshmërinë e mandateve. Pra të kundërtën e asaj që Ilirjan Celibashi zgjodhi të bëjë sot. Qerim Ismailaj është subjekt ndalimi i ligjit të dekriminalizimit. Ai përfshihet në shkronjën “ç” të pikës 1, të nenit 2 të ligjit, për shkak se ka kryer një krim dhe është dënuar me jo më pak se 6 muaj burgim. Për këtë rast ndalimi zgjat nga momenti i përfundimit të dënimit me burg, deri në momentin e rehabilitimit. Qerim Ismailaj jo vetëm nuk e ka përfunduar dënimin, por e ka fshehur atë dhe vendimi nuk është ekzekutuar sipas ligjit.
Vendim i Ilirjan Celibashit për të mbajtur në kundërshtim me ligjin një person të dënuar në krye të Bashkisë së Mallakastrës, është tregues i një vullneti të mbrapshtë politik për të goditur ligjin më të rëndësishëm të Republikës tonë, atë të Dekriminalizimit. Një ligj që erdhi në jetë nga beteja e Partisë Demokratike për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë institucione të pastra nga kriminelët dhe për ta shkëputur politikën me krimin. Partia Demokratike dënon me forcë shkeljen e ligjit të Dekriminalizimit dhe do ta ankimojë këtë vendim. Masakra zgjedhore e 25 prillit, ku politika dhe krimi bashkëvepruan për të penguar nëpërmjet çdo paligjshmërie ndryshimin që njerëzit donin, tregoi se ligji i Dekriminalizmit nuk mund të shkelet, por duhet të forcohet dhe më tej për t’iu përgjgijur nevojës ulëritëse që kanë shqiptarët, sidomos të rinjtë, për një politikë të ndarë nga krimi, një politikë që i shërben njerëzve dhe jo krimit.
Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj do të vijojë mandatin pavarësisht dënimit të marrë në Greqi! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot që Qerimaj të mbajë postin pasi në Shqipëri, sipas dispozitave ligjore për kundravajtjen do të dënohej vetëm me gjobë. Gjithashtu në favor të tij është shtuar dhe fakti që kurrë nuk ka qenë i ndaluar nga autoritetet greke.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Ndryshime në Ministrinë e Brendshme, shkarkohet drejtoresha e Prokurimeve
TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari në Ministrinë e Brendshme është liruar nga detyra....
Ambasadorja Yuri Kim thirrje hetuesve: Këmbëngulni në punën tuaj, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vizitoi ditën e djeshme SPAK-un, ku qeveria amerikane dhuroi mbi 100,000 dollarë në pajis...
Megaoperacioni ‘Shpirti’, Soreca: Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave janë përparësitë
TIRANË– Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas megaoperacionit ‘Shpirti’. Me anë të një postimi të bërë në ‘Tw...
Samiti i Prespës! Basha sulmon HAPUR nga Tirana: Dështuan në integrim! Autokratët e korruptuar ia hedhin fajin BE
TIRANË– Deklaratat e bëra nga samiti i Prespës nuk janë pritur mirë nga kryedemokrati Lulzim Basha. Pasi ka ndjekur fjalimet e kryeministrave të vendeve të...
Operacioni “Shpirti”, ministri Çuçi: Proces vetë-pastrimi, kush se meriton të jetë në radhët e shtetit, të përgjigj
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi ka komentuar operacionin “Shpirti” ku u arrestuan 28 persona si pjesë e një rrjeti ndërkom...
‘Si je mo Albin?’/ Momenti kur Kurti takohet me kryeministrii, ia bën qejfin: Të gjithë të duan… Rama i tregon histori
PRESPË– Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë nxjerrë pamjet e takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij nga Kosova, Albin Kurtit. Pasi, Kurti b...
‘Pashë boks të mirë mes Kurtit dhe Anës’/ Rama provokon fqinjët: Grekët aktrojnë se janë në rajon para të gjithëv
PRESPË– Kryeministri Edi Rama ka provokuar me fjalën e tij në Samitin e Prespës, duke komentuar fqinjët e Shqipërisë. Rama tha se disa kohë më para kryemin...
Rama lëshon gojën në Shkup: S’jemi si ata dhëndrat që i thonë nuses ‘po s’më more ti ka bushtra të tjera’…
OHËR– Kryeministri Edi Rama nuk është përmbajtur me fjalët gjatë konferencës së Prespës. Në fjalën e tij, para të gjithëve, Rama tha se vendet e Ballkanit ...
‘Është presion ndaj BE dhe SHBA’/ Rama përballet me kritika në samitin e Prespës: Nuk kritikova, shpreha ndjesinë time
PRESPË– Kryeministri Edi Rama është përballur me kritika në takimin e zhvilluar sotr në Maqedoninë e Veriut lidhur me qëndrimet që ai ka mbajtur ndaj Bashk...