Politike

Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi i Erion Veliajt: Të ecim përpara, Gjykata na dha të drejtë për shembjen e Teatrit Komb

2 Korrik 2021, 14:57 Nga DOSJA
Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi i Erion Veliajt: Të ecim përpara,

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pasi Gjykata Kushtetueses i dha të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe anuloi ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Bazuar në pikën e vetme që është rrëzuar nga Kushtetuesja, ajo për anulimin e vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Veliaj, në një status në rrjetet sociale, shkruan se Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë Bashkisë Tiranë, për ngjarjen e 17 majit.

Tani, sipas kryebashkiakut, duhet ecur përpara për të ndërtuar shtëpinë më të madhe e moderne të Teatrit në Ballkan. 

“Tani te ecim perpara e te ndertojme shtepine me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbem kohe me histeri, si me cdo projekt te madh! Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar,”- shkruan Veliaj.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri

Sondazh

Poll

Politike 2 Korrik 2021, 13:12

TIRANË– Ish kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli me anë të një shkrimi ka bërë një analizë për modelin e partive politike.Sipas ti...