Politike

Samiti i Prespës! Basha sulmon HAPUR nga Tirana: Dështuan në integrim! Autokratët e korruptuar ia hedhin fajin BE 

2 Korrik 2021, 11:53 Nga DOSJA
Samiti i Prespës! Basha sulmon HAPUR nga Tirana: Dështuan në

TIRANË– Deklaratat e bëra nga samiti i Prespës nuk janë pritur mirë nga kryedemokrati Lulzim Basha. Pasi ka ndjekur fjalimet e kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Basha ka reaguar me një postim në rrjetin e tij social Twitter. Ai shkruan se autokratët e korruptuar të Ballkanit ia hedhin fajin Bashkimit Europian për dështimin në rrugën e integrimit.

Ishte një kohë kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe folën për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre u drodhën, reflektuan ose u larguan me votë. Duket se për momentin gjërat kanë ndryshuar. Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE për mungesën e përparimit, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve në Ballkanit Perëndimor,”-shkruan Lulzim Basha.

Në takimin e sotëm të Samitit të Prespës, Rama ishte më i ashpri ndaj Bashkimit Europian, duke kërkuar më shumë fokus tek nisma e mini-Shengenit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha samiti i prespes 2021 lulzim basha samiti i prespes 2021

Sondazh

Poll