Vendimi i Gjykatës për Teatrin, LVV: Hapi i parë në rrugën e vendosjes së drejtësisë ndaj krimit institucional të shemb
2 Korrik 2021, 15:10Nga DOSJA
TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin kombëtar. Përmes një postimi të ndarë në Facebook, Vetëvendosje shkruan se ky vendim shënon një fitore për mbrojtjen e trashëgimisë, qytetin dhe rezistencën qytetare. Sipas Vetëvendosjes, ky vendim është vetëm hapi i parë në rrugën e vendosjes së drejtësisë ndaj krimit institucional të shembjes së këtij monumenti të trashëgimisë kulturore.
Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje:
Rindërtim dhe drejtësi pas fitores së Teatrit Kombëtar në Kushtetuese Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese (GJK) ka shpallur si antikushtetues Ligjin Special për Teatrin Kombëtar (TK) dhe vendimin për shembjen e tij më 17 maj 2020. Njëkohësisht GJK ka ndaluar punimet për një objekt të ri mbi truallin e Teatrit. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri e përshëndet këtë vendim që shënon një fitore për mbrojtjen e trashëgimisë, qytetin dhe rezistencën qytetare.
Ky është vetëm hapi i parë në rrugën e vendosjes së drejtësisë ndaj krimit institucional të shembjes së këtij monumenti të trashëgimisë kulturore dhe dhunës së shfrenuar policore. Me këtë vendim, protestat në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u dëshmuan të drejta. Tani Teatri Kombëtar duhet rindërtuar mbi truallin e vet, me teknikat dhe materialet autentike për të ruajtur memorien kolektive dhe trashëgiminë tonë të përbashkët.
Nga ana tjetër, për ta çuar drejtësinë deri në fund, institucionet duhet të hetojnë dhe ndëshkojnë përgjegjësit në zyrat e pushtetit që morën vendimin e shembjes dhe urdhëruesit e dhunës policore mbi qytetarët që mbrojtën Teatrin Kombëtar.
Pak më parë, Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtarduke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.
(Kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pasi Gjykata Kushtetueses i dha të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe anuloi ndërtimin e godinës së re të...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar që pas Gjykatës Kushtetues e cila pezulloi ndërtimin e godinës së re për Teatrin Kombëtar, të flasë SPAK. Në ...
TIRANË– Partia Demorkatike ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj të vijojë të qën...
Politike 2 Korrik 2021, 13:12
TIRANË– Ish kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli me anë të një shkrimi ka bërë një analizë për modelin e partive politike.Sipas ti...
TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari në Ministrinë e Brendshme është liruar nga detyra....
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vizitoi ditën e djeshme SPAK-un, ku qeveria amerikane dhuroi mbi 100,000 dollarë në pajis...
TIRANË– Deklaratat e bëra nga samiti i Prespës nuk janë pritur mirë nga kryedemokrati Lulzim Basha. Pasi ka ndjekur fjalimet e kryeministrave të vendeve të...
PRESPË– Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë nxjerrë pamjet e takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij nga Kosova, Albin Kurtit. Pasi, Kurti b...