Eksodi i 2 korrikut 1990! Ilir Meta dekoron shoferin e ‘Skodës’ që çau murin e ambasadave
2 Korrik 2021, 15:56Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekoruar ditën e sotme me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Yllbardh Bodinakun, personit i cili ndihmoi në rrëzimin e diktaturës në eksodin e 2 korrikut të vitit 1990.
Kreu i shtetit shkruan se Bodinaku hyri në historinë e Shqipërisë për aktin e pashembullt të vetëmohimit, trimërisë dhe të guximit qytetar, duke i dhënë një goditje të fortë diktaturës, me shembjen e ‘murit shqiptar të Berlinit”, për të hapur një dritare shprese, guximi dhe lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash terrori dhe izolimi total.
Postimi i plotë i Presidentit Meta:
Heroit të veçantë të ngjarjeve të asaj dite, z.Yllbardh Bodinaku, i cili me ‘Skodën’ e tij, hyri në historinë e Shqipërisë për aktin e pashembullt të vetëmohimit, trimërisë dhe të guximit qytetar, duke i dhënë një goditje të fortë diktaturës, me shembjen e ‘murit shqiptar të Berlinit”, për të hapur një dritare shprese, guximi dhe lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash terrori dhe izolimi total
Me rastin e 31-vjetorit të eksodit masiv të mijëra shqiptarëve, të cilët në 2 korrik 1990 u strehuan në selitë e ambasadave të huaja në Tiranë, pata sot kënaqësinë dhe nderin e veçantë t’i akordoj “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Heroit të veçantë të ngjarjeve të asaj dite, z.Yllbardh Bodinaku, i cili me ‘Skodën’ e tij, hyri në historinë e Shqipërisë për aktin e pashembullt të vetëmohimit, trimërisë dhe të guximit qytetar, duke i dhënë një goditje të fortë diktaturës, me shembjen e ‘murit shqiptar të Berlinit”, për të hapur një dritare shprese, guximi dhe lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash terrori dhe izolimi total.
Ëndrra e një Shqipërie si e gjithë Europa vazhdon ende e paplotësuar edhe pas tre dekadash. Ndaj sot është edhe një ditë angazhimi, që të punojmë më fort, me vendosmëri dhe me përgjegjshmëri maksimale për të shlyer këtë detyrim, që i kemi brezit të atyre viteve.
Njëkohësisht, për të përmbushur detyrimin, që kemi ndaj rinisë tonë sot, për të pasur një Shqipëri plotësisht europiane, ku mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre, të lirë dhe me standarde perëndimore.
Liria ndërtohet mbi guximin. Ndaj ne i jemi gjithmonë mirënjohës z.Bodinaku, por edhe të gjithë atyre shqiptarëve, të cilët treguan një guxim të jashtëzakonshëm më 2 korrik 1990 për të dhënë dhe një mesazh të madh frymëzimi, për të rrëzuar çdo mur dhe për të kapërcyer çdo pengesë, që na ndan nga Europa e Bashkuar, në çdo kohë.
Mirënjohje heronjve dhe guximtarëve të 2 Korrikut! E ARDHMJA U PËRKET GUXIMTARËVE GJITHMONË!
31 vite më parë, më 2 korrik të 1990 ndodhi eksiodi i madh. Mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e huaja në Tiranë, e shumë të tjerë morën risukun për të udhëtuar me anije jashtë vendit. Ky eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin kombëtar. Përmes një postimi të ndarë në Facebook, Vetë...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pasi Gjykata Kushtetueses i dha të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe anuloi ndërtimin e godinës së re të...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar që pas Gjykatës Kushtetues e cila pezulloi ndërtimin e godinës së re për Teatrin Kombëtar, të flasë SPAK. Në ...
TIRANË– Partia Demorkatike ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj të vijojë të qën...
Politike 2 Korrik 2021, 13:12
TIRANË– Ish kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli me anë të një shkrimi ka bërë një analizë për modelin e partive politike.Sipas ti...
TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari në Ministrinë e Brendshme është liruar nga detyra....
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vizitoi ditën e djeshme SPAK-un, ku qeveria amerikane dhuroi mbi 100,000 dollarë në pajis...
TIRANË– Deklaratat e bëra nga samiti i Prespës nuk janë pritur mirë nga kryedemokrati Lulzim Basha. Pasi ka ndjekur fjalimet e kryeministrave të vendeve të...