Politike

Ambasadorja Yuri Kim thirrje hetuesve: Këmbëngulni në punën tuaj, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit

2 Korrik 2021, 12:20 Nga DOSJA
Ambasadorja Yuri Kim thirrje hetuesve: Këmbëngulni në punën

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vizitoi ditën e djeshme SPAK-un, ku qeveria amerikane dhuroi mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në.

Pas takimit të diplomates, në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane thuhet se Kim përgëzoi grupin e hetuesve, aktualisht në trajnim, të cilët u përzgjodhën nga qindra aplikantë pasi përfunduan me sukses një proces shumë selektiv dhe rigoroz, që përfshinte testime me shkrim, verbale, dhe të aftësisë fizike; verifikime të pasurisë, si dhe kontrolle të së kaluarës dhe integritetit të tyre.

Diplomatja përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i nxiti ata të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë, e cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Ambasadorja Yuri Kim vizitoi SPAK, ku qeveria amerikane dhuroi dje mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në. Ambasadorja përgëzoi grupin e hetuesve, aktualisht në trajnim, të cilët u përzgjodhën nga qindra aplikantë pasi përfunduan me sukses një proces shumë selektiv dhe rigoroz, që përfshinte testime me shkrim, verbale, dhe të aftësisë fizike; verifikime të pasurisë, si dhe kontrolle të së kaluarës dhe integritetit të tyre. Ajo përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i nxiti ata të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë, e cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

(kle.mu./dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll