Politike

Operacioni “Shpirti”, ministri Çuçi: Proces vetë-pastrimi, kush se meriton të jetë në radhët e shtetit, të përgjigj

2 Korrik 2021, 11:37 Nga DOSJA
Operacioni “Shpirti”, ministri Çuçi: Proces

TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi ka komentuar operacionin “Shpirti” ku u arrestuan 28 persona si pjesë e një rrjeti ndërkombëtarë të trafikut të drogës. Teksa është ndalur tek arrestimi i prokurorit Maksim Sota, ish-shefit të trafiqeve apo dy ish-shoqëruesve të Saimir Tahirit, ministri thotë se aksioni është edhe një proces vetë-pastrimi. Sipas tij, kush nuk e meriton për të qenë pjesë e agjencive ligjzbatuese, duhet të përgjigjet para ligjit.

POSTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit ishte pjesë e një tjetër OPERACIONI NDËRKOMBËTAR për goditjen me ashpërsi të elementëve kriminalë të implikuar në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, të dyshuar për korrupsion e pastrim parash, mes tyre edhe zyrtarë të agjencive ligjzbatuese. Ky është edhe një proces vetë-pastrimi, nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët këtyre agjencive, e do të përgjigjen para ligjit.

Hetimi i mirë-koordinuar me autoritetet italiane dëshmon kapacitetet në rritje të SPAK dhe Policisë së Shtetit, që janë sot partnerë dinjitozë në luftën kundër krimit të organizuar, që nuk njeh kufij. Aksioni, shembull i ruajtjes së konfidencialitetit, megjithë kompleksitetin e tij. Pasuri të dyshuara me burim aktivitetin kriminal janë sekuestruar gjatë këtij operacioni, për të goditur financat e grupeve kriminale dhe kthyer këto pasuri, në të mira publike për qytetarët tanë.

Një vlerësim i posaçëm për prokurorët e angazhuar drejtpërdrejtë në hetim dhe gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të agjencive që ndihmuan në këtë hetim, drejtuesve të operacionit, si dhe një falënderim për partnerët e huaj, për bashkëpunimin. Të tjera rezultate domethënëse do të ketë në luftën me paligjshmërinë!

Reagimi vjen disa orë pas publikimit të të dhënave për operacionin “Shpirti”. SPAK ka lëshuar 38 urdhër-arreste, 10 prej tyre të ekzekutuara më herët në operacionin ‘Kulmi’. Gjatë operacionit janë arrestuar ish-prokurori Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shefi i Trafiqeve. Në pranga edhe ish-oficeri Festim Lelaj. Pjesë e grupit edhe dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit kur ishte Ministër, Paul Deda dhe Hekuran Marku. Grupi akuzohet se trafikonte drogë drejt Puglias, lëndë që më pas përhapeshin në të gjithë Evropën.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledar cuci bledi çuçi operacioni shpirti bledar cuci bledi çuçi operacioni shpirti

Sondazh

Poll