Aktualitet

Kontrolle në Sarandë dhe Kavajë për zonat e zaptuara pa leje! Policia nuk gjen asnjë parregullsi, hiqen shezlongë dhe çad

2 Korrik 2021, 12:37 Nga DOSJA
Kontrolle në Sarandë dhe Kavajë për zonat e zaptuara pa

SARANDË– Policia e shtetit ka vijuar me kontrollet në bregdet në ditën e saj të tretë. Deri në këto momente, në Sarandë janë kontrolluar 43 subjekte, të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje. Një ditë më parë janë kontrolluar 71 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse.

Në Kavajë, si rezultat i kontrolleve gjatë paradites së sotme janë kontrolluar 20 parcela dhe janë liruar 9 parcela, duke hequr 450 çadra dhe 950 shezlongë. Dy ditë më parë janë liruar 44 parcela, duke hequr 1292 çadra dhe 2584 shezlongë.

NJOFTIMI I POLICISË:

NJOFTIMI I POLICISE:

Golem, Spille, Kavajë.Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Golem dhe Spille.Si rezultat i kontrolleve gjatë paradites së sotme janë kontrolluar 20 parcela dhe janë liruar 9 parcela, duke hequr 450 çadra dhe 950 shezlongë.Dy ditë më parë janë liruar 44 parcela, duke hequr 1292 çadra dhe 2584 shezlongë.Operacioni vijon pa probleme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni bregdeti yne operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2021, 12:14

KURBIN– Një sipërfaqe me pemëtari është përfshirë nga flakët ditën e sotme pranë fshatit Shëmri, Kurbin.Mësohet se zjarri është aktiv prej dy orësh, ndërsa janë...