Politike

‘Pashë boks të mirë mes Kurtit dhe Anës’/ Rama provokon fqinjët: Grekët aktrojnë se janë në rajon para të gjithëv

2 Korrik 2021, 11:03 Nga DOSJA
‘Pashë boks të mirë mes Kurtit dhe Anës’/ Rama

PRESPË– Kryeministri Edi Rama ka provokuar me fjalën e tij në Samitin e Prespës, duke komentuar fqinjët e Shqipërisë. Rama tha se disa kohë më para kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e Serbisë, Ana Brabiç kishin pasur një përplasje verbale, ndërsa shtoi se secili nga fqinjët e Shqipërisë pretendon se ka ardhur i pari në rajon dhe është superior nga tjetri. 

Pse duhet ta presim BE që të kemi lëvizje të lirë? Kjo varet prej nesh dhe ne do ta bëjmë këtë. Jam i mendimit që të bëjmë angazhime maksimale që të hapim Shqipërinë për të gjithë ata që vijnë në rajone. Pse duhet të prisni me orë në kufi? Ato para do i harxhoni në kufi, pse? Kur mund t’i harxhoni në vendin tonë? Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë njuk mund të mbajë peng edhe vendet e tjera. Ka edhe çështje të tjera që i zgjidhim bashkërisht. Edhe kjo bëhet më pak e vështirë. Jetojmë në këtë rajon me shekuj. Kemi dhe konflikte. Vëllezërit tanë grekë aktrojnë se kanë ardhur këtu para të gjithëve, ne aktrojmë se jemi të njëjtët. Maqedoniasit dhe bullgarët aktrojnë se janë të parët në rajon. Pashë një boks të mirë fjalës mes Kurtit dhe Anës (Brnabiç), ata janë edhe sot këtu. Disa vite më parë ishte e paimagjinueshme. U futëm në procesin e Brukselit, meqë u thirrëm nga Papa i BE, Merkel. Si besimtarë të mëdhenj në BE të gjithë donim që të shkonim tek Papa. Kjo ishte një kthesë, ne vendosëm që ta vazhdojmë më tutje. Nuk kemi çfarë të humbim por kemi shumë çfarë fitojnë,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Forumi i Prespës/ Rama takohet me Albin Kurtin dhe Ali Ahmetin, fotot nga tryeza, shfaqen të qeshur, nuk mungojnë përqafimet

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll