Politike

I dënuar me 3 vite burg në Greqi, KQZ lë në detyrë kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Celibashi: Në Shqipëri do ishte d

2 Korrik 2021, 09:54 Nga DOSJA
I dënuar me 3 vite burg në Greqi, KQZ lë në detyrë

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj do të vijojë mandatin pavarësisht dënimit të marrë në Greqi! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot që Qerimaj të mbajë postin pasi në Shqipëri, sipas dispozitave ligjore për kundravajtjen do të dënohej vetëm me gjobë. Gjithashtu në favor të tij është shtuar dhe fakti që kurrë nuk ka qenë i ndaluar nga autoritetet greke. 

Në rastin kur dënimet penale janë kryer në Shqipëri, KQZ bën vetë vlerësimin duke lexuar aktin e vendimit. Në rastet kur vendimi është marrë në vende të tjera, të huaja, KQZ nuk e ka mundësinë që ta bëjë vlerësimin. Ndaj dhe i drejtohet Prokurorisë dhe ky organ i thotë KQZ sa dhe si qendron neni 2. Pra ai na thotë çfarë vepre penale ka kryer dhe na thotë nësë është apo jo vepër penale. Nuk përfshihet në kushtet e ndalimit. Vazhdon mandatin,”-tha kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Po ashtu, ai ka shtuar se vendimi mund të ankimohet brenda 3 ditëvë në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve. 

Në fillim të seancës së sotme, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso kërkoi ndërprerjen e mandatit të tij, ndërsa avokati i kryebashkiakut Besnik Stroka publikoi të dhëna të tjera lidhur me klientin e tij. Në fjalën e tij, ai pretendoi se Ismailaj kishte pësuar dëme të mëdha nga përplasja në Greqi, aq sa kishte përfunduar në gjendje kome. 

Po përse akuzohet kryebashkiaku i Mallakastrës?

Në vitin 1999, kur ai ishte emigrant në Greqi, Qerimaj punonte si punëtor ndërtimi, ka patur një problem me pronarin e firmës pasi ky i fundit nuk e kishte paguar. Gjatë sherrit, pronari grek ishte rrëzuar dhe për pasojë, policia arrestoi Qerimajn, i cili u dënua me 3 vite burg. Dënimi nuk ishte deklaruar në formularin për dekriminalizimin,ndaj dhe u denoncua nga PD si subjekt i dekriminalizimit. Pas verifikimeve të bëra nga Prokuroria e Përgjithshme, rezultoi se dënimi qëndronte por në Shqipëri do të ndëshkohej vetëm me gjobë. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike akuza e pd per qerim ismailajn kqz per qerim ismailajn qerim ismailaj akuza e pd per qerim ismailajn kqz per qerim ismailajn qerim ismailaj

Sondazh

Poll