Politike

Forumi i Prespës- Puthje e përqafime, por ‘tregohen dhëmbët’ për mini-Shengenin/ Provokon Rama: Ne s’po i lutemi BE-s

2 Korrik 2021, 10:10 Nga DOSJA
Forumi i Prespës- Puthje e përqafime, por ‘tregohen

OHËR– Projekti i Shengenit të Ballkanit mesa duket ende nuk ka dakordësi të plotë brenda vendeve të rajonit. Qëndrimet kundër kanë dalë edhe njëherë në pah në ditën e dytë të Samitit të Prespës, i cili prej dy ditësh po mbahet në Ohër.

Në fjalën e tij, para homologëve, kryeministri Edi Rama tha se as Shqipëria dhe as Maqedonia e Veriut nuk ishin të “mërzitura e stresuara” për moscaktimin e një date për konferencën ndërkombëtare të BE-së. Po ashtu nuk ka ngurruar as të provokojë fqinjët e Shqipërisë, duke u shprehur se të gjithë pretendojnë se kanë mbërritur të parët në rajon, deklaratë që mund të shkaktojë reagime të forta nga Greqia, vend të cilin e përmendi me emër. 

Por menjëherë pasi provoi, Rama i ftoi të gjithë që të fokusoheshin më shumë tek “mini-Shengeni” duke u shprehur se kjo nismë vepron me të njëjtat ideale ashtu si BE-ja. Por kundër tij, ka dalë sërish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka cilësuar si një nismë të “Novisadit”, duke shtuar se nuk ka vizion për të ardhmen e rajonit. 

Nga ana e tij, kryeministri i Maqedonisë Së Veriut, Zoran Zaev theksoi zhgënjimin nga Bashkimi Evropian për mos caktimin e një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, e cila do të përcaktonte edhe hapjen e negociatave. Po ashtu, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, i pranishëm në Forumin e Prespës ka shprehur zhgënjimin për mospërcaktimin e një date për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur gjithashtu në takimin e Forumit të Prespës. Ai është shprehur se Ballkani Perëndimor ka nevojë për demokratizim, sundim të ligjit si dhe një përballje me të shkuarën, duke theksuar për këtë pjesë shtetin e Serbisë. Kurti gjithashtu ka folur në këtë takim edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku ka theksuar se kjo e fundit duhet të njoh pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa nga ana tjetër Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç në këtë takim ka thënë se heqja e Romingut në Ballkanin Perëndimor është një nga gjërat më të mira të këtoj takimi. Brenabic gjithashtu foli për dialogun Kosovë-Serbi, ku u shpreh se vazhdimi i grindjes së vendeve të rajonit nuk i sjell dobi askujt, ndërsa për integimin e Serbisë në BE dhe NATO, ajo u shpreh se në BE po luftojnë që të integrohen, ndërsa në NATO nuk duan që të futen.  

(I.A;k.m./a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti edi rama forumi i prespes albin kurti edi rama forumi i prespes

Sondazh

Poll