Politike

Dënimi i kryebashkiakut të Mallakastrës në Greqi, Ivi Kaso kërkon shkarkim! Avokati nxjerr faktin e rëndë: Ka qenë në k

2 Korrik 2021, 09:34 Nga DOSJA
Dënimi i kryebashkiakut të Mallakastrës në Greqi, Ivi Kaso

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sërish sot për të shqyrtuar dënimin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismajlaj në Greqi. Në mbledhjen e sotme, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka kërkuar që kryebashkiakut t’i ndërpritet mandati. Ndërsa avokati i tij mbrojtës, Besnik Stroka ka bërë me dije se klienti i tij ka qenë në gjendje kome.

PJESË NGA BISEDA: 

Ivi Kaso: Forca jonë politike ka vënë në lëvizje verifikimin e thelluar për këtë drejtues vendos. Informacionet tona parashikojnë se kanë qenë në kushtet e ndalimit. Ashtu siç vërtetohet nga autoritetet greke, rezulton se personi në fjalë është i dënuar për vepër penale me heqje lirie. Kërkojmë që të vendoset ndërprerja e mandatit për këtë të zgjedhur vendor.

Besnik Stroka: Nuk ka pasur informacion lidhur me dënimin. Mbasi kemi bërë kërkesë tek Prokuroria e Përgjithshme kemi filluar që të veprojmë. Është dënuar për konflikt me burg në Greqi, ndërsa në Shqipëri parashikohet dënimi vetëm më gjobë. Nuk rezulton të jetë në hetim, i ndaluar apo i arrestuar. Nuk ka asnjë masë sigurimi personal, ka qenë thjesht i përfshirë dhe nuk ka dëmtuar askënd, përveçse është dëmtuar vetë rëndë. Në gjendje kome ka vazhduar mjekimin. Ka qenë në kushte të rënda shëndetësore dhe në gjendje kome i është nënshtruar një operacioni. Kërkojmë nga ana juaj lejimin e ushtrimit të detyrës. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike akuza e pd per qerim ismailajn kqz per qerim ismailajn qerim ismailaj akuza e pd per qerim ismailajn kqz per qerim ismailajn qerim ismailaj

Sondazh

Poll