Aktualitet

Zbulohen emrat, dy shoqëruesit e Tahirit të arrestuar në operacionin ‘Shpirti’

2 Korrik 2021, 09:53 Nga DOSJA
Zbulohen emrat, dy shoqëruesit e Tahirit të arrestuar në

TIRANË– Hekuran Marku dhe Agustin Deda janë dy shoqëruesit e Saimir Tahirit të cilët janë arestuar në kuadër të operacionit ‘Shpirti’. Emrat e dy shoqëruesve janë bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në vitin 2017.

Në njoftimin e asaj kohe, Berisha shkruante se shoqëruesi i parë i ministrit ka ndërruar emrin nga Agustin Fran Deda në Paul Deda. Ndërsa shoqëruesi tjetër Hekuran Marku, po sipas ish-kryeministrit, ka probleme me drejtuesin italiane.

Agim Sinani, shofer vrasës, anëtar i bandës se Selitës, i dënuar për vrasje. Bledar Bodlli, punon ne SHKB, ka qenë i dënuar, pa shkollë. I bej thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetojë me përparësi lidhjet kriminale të Saje qorrit, shoqëruesve dhe njerëzve të tij”, shkruante Berisha.

Ditën e sotme, dy shoqëruesit e Tahirit, janë arrestuar nga SPAK. Në njoftimin e bërë publik për median, emrat e tyre nuk u bënë të ditur, mirëpo u raportua se ishin arrestuar dy shoqërues të Ministrit të Brendshëm në vitin 2016.

Duke përkuar me vitin, në atë periudhë, ministër i Brendshëm ka qënë Saimir Tahiri. Ndaj, dy të arrestuarit për pjesmarrje në trafikun e drogës, rrjedhimisht i bie të jenë ish-shoqëruesit e tij.

“Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.”,-thuhet në njoftim, duke lënë të kuptohet se të arrestuarit janë policë.

Goditet grupi ndërkombëtar i trafikut të drogës, 4 të penduar ‘zbërthejnë’ emrat, SPAK lëshon 38 urdhër-arreste, mes tyre ish-prokurori Maksim Sota dhe 2 ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit, ‘kokat’ ishin dy familjet mafioze në Kavajë dhe Vlorë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agustin deda hekuran marku operacioni shpirti saimir tahiri sali berisha agustin deda hekuran marku operacioni shpirti saimir tahiri sali berisha

Sondazh

Poll