Aktualitet

Kapet me doza kokaine 35-vjeçari në Pogradec, vihet në pranga, droga iu gjet brenda ‘Benz’-it

1 Korrik 2021, 13:21 Nga DOSJA
Kapet me doza kokaine 35-vjeçari në Pogradec, vihet në pranga,

POGRADEC– Një 35-vjeçar me inialet A.T., është vënë në pranga nga Policia e Pogradecit, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mësohet se i riu u kap në lagjen numër një të qytetit të Pogradecit.

Ai u ndalua nga efektivët e policisë teksa udhëtonte me mjetin e llojit “Benz”, brenda të cilit u gjetën disa doza kokaine. Droga u sekuestrua, kurse 35-vjeçari u vu në pranha.

NJOFTIMI NGA POLICIA Pogradec: Kapet me doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, vihet në pranga poseduesi i tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 1, Pogradec, me mjetin tip “Benz”, gjatë kontrollit së të cilit iu gjetën e sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 35-vjeçari në pogradec pogradec arrestohet 35-vjeçari në pogradec pogradec

Sondazh

Poll