Politike

Gjykata Kushtetuese: Zgjedhjet e 25 prillit u bënë me ligj anti-kushtetues, rrëzohet herësi për ndarjen e mandateve, zgjedh

30 Qershor 2021, 13:49 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese: Zgjedhjet e 25 prillit u bënë me ligj

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e partisë ‘Bindja Demokratike’ dhe të partisë ‘Lëvizja Demokratike Shqiptare’ duke shfuqizuar kështu pikën 3 të nenit  163 të Kodit Zgjedhor, që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit. Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka dalë në përfundimin se zgjedhjet e 25 prillit u bënë me ligj anti-kushtetues, pasi pranoi pjesërosht kërkesë ne dy partivë që u përfaqësuan në zgjedhje me Astrit Patozin e Myslim Murrizin.

Të dy depozituan kërkesën dhe kërkuan shfuqizimin e nenit 163 të ligjit për Kodin Zgjedhor që u ndryshua, duke e cilësuar atë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Kushtetuesja pranoi pjesërisht këtë kërkesë, konkretisht shfuqimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor që ka të bëjë me ndarjen e deputetëve sipas herësit. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji, por nuk do të ketë fuqi prapravepruese për ndarjen e mandateve të zgjedhjeve të 25 prillit. Ai do të zbatohet për zgjedhjet e ardhshme dhe do të sjellë hapjen 100% të listave.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancën plenare publike të datës 09.06.2021 çështjen me kërkuese partinë “Bindja Demokratike” dhe partinë “Lëvizja Demokratike Shqiptare”, me objekt shfuqizimin e nenit 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenin 21 të ligjit nr. 118/2020, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese

VENDOSI:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.

– Shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Neni 163 i Kodit Zgjedhor

Ndarja e mandateve brenda koalicionit

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bindja demokratike gjykata kushtetuese lëvizja demokratike shqiptare. bindja demokratike gjykata kushtetuese lëvizja demokratike shqiptare.

Sondazh

Poll