Politike

DETAJI QË MUNGOI/ Pse Soreca nuk e postoi takimin në Twitter me Vitore Tushën

30 Qershor 2021, 11:41 Nga DOSJA
DETAJI QË MUNGOI/ Pse Soreca nuk e postoi takimin në Twitter me Vitore

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca është akuzuar sot nga aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit se ka lobuar tek kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në favor të kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjithçka ka ndodhur paraditen e sotme, pikërisht në shkallët e Kushtetueses, ku Adriana Kalaja tha se Soreca kishte dalë nga zyra e Vitore Tushës 5 minuta para se të niste gjyqi për Teatrin. 

Pas akuzave të rënda, një reagim erdhi nga vetë delegacioni i BE-së, të cilët nuk e mohuan takimin, duke paralajmëruar edhe një padi në Gjykatë për shpifje.

Por pse nuk u bë publike? Çdo takim i bërë nga Soreca së fundmi, ai me kryedemokratin Lulzim Basha; kryetaren e KLGJ, Nureda Llagamin etj janë nxjerrë një më një në profilin e tij në Tëitter. Por asnjë foto apo njoftim nuk ka dalë në lidhje me Tushën. Përse?

Takimi është zyrtar ndaj dhe është detyrë e insitutucioneve që operojnë në vendin tonë që të japin infomacione lidhur me çdo lëvizje që bëhet. Pse ka më shumë rëndësi për t’u raportuar një takim në shesh me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe  jo ai me kryetaren e Gjykatës më të lartë në vend?

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike akuzat per sorecen gjyqi per teatrin ne kushtetuese shembja e teatrit kombëtar akuzat per sorecen gjyqi per teatrin ne kushtetuese shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll