Politike

Shkëlzen Berisha paditi në Gjykatë Taulant Ballën, trupi gjykues vendos shtyrjen e gjyqit

30 Qershor 2021, 11:34 Nga DOSJA
Shkëlzen Berisha paditi në Gjykatë Taulant Ballën, trupi

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka shqyrtuar sot padinë e djalit të ish-Kryministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kundrejt kreut të grupit parlametnar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Trupi gjykues vendosi që çështja të shqyrtohet më 14 shtator ora 14:00. Po ashtu, gjykata vendosi të caktojë ekspertë psikologë për të intervistuar Shkëlzen Berishën.

Shkëlzen Berisha i është drejtuar me një kërkesë padi, gjykatës së Tiranës ku akuzon për shpifje Taulant Ballën. Në padinë e tij djali i ish-kryeministrit kërkon ndaj të paditurit të dëmshpërblejë dëmin jo pasuror të shkaktuar paditësit nga deklarata e tij shpifëse dhe fyese. Berisha i referohet disa postimeve në facebook bërë nga socialisti Balla, si edhe një fjalimi të tij në foltoren e Kuvendit. Lidhur me këto deklarata, për të cilat Berisha pretendon se janë shpifje në adresë të tij, ai kërkon dëmshpërblimin prej 3 milionë lekësh, si edhe përgënjeshtrimin e deklaratave.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gjyqi berisha-balla shkëlzen berisha taulant balla gjyqi berisha-balla shkëlzen berisha taulant balla

Sondazh

Poll