Bota

Murati: Paketa e rimëkëmbjes ekonomike është 420 milion euro

30 Qershor 2021, 17:38 Nga DOSJA
Murati: Paketa e rimëkëmbjes ekonomike është 420 milion euro

KOSOVË- Ministri i Financave, Punës dhe Transfertave Hekuran Murati ka thënë se paketa e Ringjalljes Ekonomike kap vlerën 420 milion euro. Gazeta Ekspress shkruan se buxheti i ndarë për ringjalljen ekonomike, 230 milion euro do të vijnë nga huamarrja ndërsa 190 milion të tjera nga buxheti i shtetit.     

Murati u shpreh se kjo paketë do të gjenerojë edhe 700 milionë euro, ku në total do të jetë 1.1 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike.

 “Kjo pako ka potencial të mobilizojë edhe rreth 700 milionë euro të tjera, pra në total 1.1 miliardë euro investime dhe shpenzime nga buxheti i shtetit por edhe grante, kapital privat, dhe mobilizim të mjeteve nga sektori financiar,” tha Murati

Pakot e Ringjalljes Ekonomike ndahen në 5 kategori kryesore:

Mbështetja e punësimit me vlerë 50 milionë Euro,

Ringjallja e ekonomisë dhe prodhimit me vlerë 108 milionë euro,

Mbështetja për familjen me vlerë 50 milionë euro,

Mbështetja për publiken me vlerë 112 milionë euro, si dhe

Investimi në infrastrukturë dhe ambient me vlerë 100 milionë euro.

Ai më tej ka thënë se pakoja e dytë e fazës së ringjalljes ekonomike është punësimi si dhe përmirësimi i strukturës së Prodhimit Bruto. 

“Kjo pako paraqet fillimin e fazës së dytë të adresimit, e cila synon punësimin dhe formalizimin e ekonomisë, përmirësimin e strukturës së përbërjes së Prodhimit Bruto të Brendshëm, rritjen e balancuar dhe gjithëpërfshirëse ekonomike, si dhe ruajtjen e stabilitetit makrofiskal”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 100 ditet e para te qeverisjes kurti hekuran murati 100 ditet e para te qeverisjes kurti hekuran murati

Sondazh

Poll