Akuzat ndaj Sorecës, delegacioni i BE në Tiranë: Të pavërteta, takimi me Tushën s’pati asnjë diskutim për Teatrin!
30 Qershor 2021, 10:26Nga DOSJA
TIRANË– Delegacioni i Bashkimi Europian në Tiranë, ka reaguar pas akuzave të ngritura ndaj Luigi Sorecës nga përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tyre, akuzat që janë hedhur ndaj Sorecës, janë të pavërteta. Në reagimin zyrtar, është shprehuar se ditën që do të shqyrtohej çështja e Teatrit ka pasur një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese por nuk ka pasur asnjë lobim. Gjithashtu kanë shtuar se delegacioni i BE-së do ta ndjekë ligjërisht shpifjen e bëra sot në media.
POSTIMI:
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përgënjeshtron me forcë deklaratat bazuar në shpifje prej një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar drejtuar Ambasadorit Luigi Soreca.Delegacioni i BE-së në Shqipëri konfirmon që Ambasadori Soreca është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 qershorit 2021. Takimi ishte pjesë e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar mbi gjendjen e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në Gjykatë mbi Teatrin Kombëtar. Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Ambasadori Soreca vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë sistemike pavarësinë e të gjitha institucioneve gjyqësore shqiptare. Delegacioni i BE-së rezervon çdo të drejtë për të ndjekur ligjërisht deklaratat e bazuara në shpifje të bëra sot në media.
Paraditen e sotme, Adriana Kalaja ka denoncuarse disa momente para gjyqit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Soreca ka lobuar tek kryegjyqtarja Vitore Tusha në favor të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në fjalën e saj, ajo ka bërë me dije se informacioni është siguruar nga mbështetës së Aleancës për Teatri, duke pretenduar se së shpejti do të ketë edhe një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për të hetuar denoncimin.
(k.m/a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË-Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka mbërritur në selinë blu, ku edhe do të zhvillojë një ta...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të shtyjë për ditën e premte, seancën për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajn. Kërkesa për...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur ditën e sotme për të verifikuar dënimin e gjetur nga Prokuroria e Përgjithshme të kryebashkiakut të M...
VLORË– Këshilli Bashkiak, është mbledhur ditën e sotme në teatrin “Petro Marko” dhe ka miratuar ndihmat ekonomike për qytetarët, pa praninë e Kreut të Bash...
VLORË– Këshilltarët e Bashkisë së Vlorës zhvilluan mbledhjen e sotme në rrugë, përballë Teatrit “Petro Marko”. Sot këshilltarët kanë shkuar pranë Teatrit, ...
Ruajtja e historisë dhe trashëgimisë na kujton se nga kemi ardhur. Por përballë kërkesave për modernizim dhe zhvillim duhet gjetur ekuilibri i duhur. Kështu shp...
TIRANË– Ylli Manjani ka komentuar vendimin e KKT-së për miratimin e lejes për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Me anë të një postimi të bërë në ‘Faceboo...
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të shpallë moskompetencë për gjykimin e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit.Burime për T...