Bota

Truproja i Dan Blizerian, shprehet i ‘irrituar’ rreth vendimit të gjykatës për lirimin e sulmuesve: Mund të kisha vdekur

30 Qershor 2021, 14:25 Nga DOSJA
Truproja i Dan Blizerian, shprehet i ‘irrituar’ rreth vendimit

GREQI-Truproja i milionerit amerikan Dan Bilzerian, Nikos Aravantinos mund të kishte vdekur nëse do të kihte marrë goditje në disa pjesë delikate të kafkës sipas mjekëve.

Pas dëmtimeve të rënda që mori në kokë nga goditja me gurë Nikos Aravantinos iu nënshtrua një operacioni dhe tashmë ai do të qëndrojë edhe dy javë në spital. Mjekët u fokusuan në eliminimin e hematomave në mënyrë që ti largonin presionin nga truri.

Ai foli rreth vendimit të gjykatës e cila i la të lirë sulmuesit dhe kundërshtoi faktin që ata u lanë të lirë pasi mund ta kishin vrarë, edhe pse u liruan me kusht që të largoheshin nga Mykonos-i deri në përfundim të çështjeve.

“Mjekët më thanë që gjetën edhe copa të thyera. Dhe, sesi ju desh të procedonin me rindërtimin e mollëzave, nofullës dhe syve. Gjykata i la të lirë deri në gjyq, për t’u larguar nga Mykonos por gjithashtu për të mos qenë pranë meje kudo që të jem. Por është e trishtë që i liruan. Shikoni si më bënë. Ata mund të më kishin vrarë.”-tha ai.

Historia filloi kur truproja u thirr për të ndërhyrë në momentin kur grupi prej 15 vetash bëri bujë jashtë një hoteli, pranë barit të plazhit Tropicana. Ata kishin konsumuar sasi të madhe alkooli dhe po ngacmonin të ftuarit e hotelit. Nikos Aravantinos u përpoq të qetësonte situatën, por ajo u përshkallëzua kur ata filluan ta sulmojnë atë me gjithçka që mund të gjenin para tyre, madje edhe me gurë.

Sulmi nuk ndaloi edhe kur truproja ra pa ndjenja dhe u mbulua me gjak. Punonjësit e hotelit që dëgjuan zhurmën menjëherë lajmëruan policinë, ndërsa grupi që e dhunoi u largua nga vendi i ngjarjes për të shmangur arrestimin. Ai u transportua në Qendrën Shëndetësore dhe dje duhej të transportohej me helikopter në një spital privat në Athinë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nikos aravantinos nikos aravantinos

Sondazh

Poll