Bota

Telat Xhaferri flet shqip në Parlamentin Evropian: Bullgaria nuk duhet të pengojë integrimin e RMV

30 Qershor 2021, 14:02 Nga DOSJA
Telat Xhaferri flet shqip në Parlamentin Evropian: Bullgaria nuk duhet

BRUKSEL-Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Telat Xhaferri gjatë samitit të djeshëm në Parlamentin Evropian për Ballkanin Perëndimor, zgjodhi tu drejtohej në gjuhën shqipe të pranishmëve duke krijuar konfuzion, pasi kreu i Komitetit David McCallister nbeti nje moment pa përkthyes.

Gjatë deklaratës së tij Xhaferri i ka kushtuar rëndësi vetos bullgare për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare ku ka theksuar se Bullgaria nuk duhet ta pengojë Republiken e Maqendonisë së Veriut për tu integruar në Bashkimin Evropian.

“Për fat të keq, në vend të bisedimeve tani po ballafaqohemi me pengesë për disa kërkesa të caktuara bilaterale. Qëndrimi ynë është se korniza e dakorduar me Bullgarinë na jep bazë për bashkëpunim dhe ne jemi të gatshëm për të tejkaluar situatën sipas standardeve ndërkombëtare. Gjithashtu dëshiroj të theksoj se këto ngjarje nuk duhet të kenë ndikim në hapjen e bisedimeve për anëtarësim”, tha Xhaferri.

Në samit të pranishën ishin edhe kryeparlamentari i Shqipërisë Gramoz Ruçi dhe kreu i parlamentit të Kosovës,  Glauk Konjufca i cili zgjodhi të flasë anglisht si dhe krerët e parlamenteve të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe parlamentarët evropianë po ashtu.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ballkani perendimor maqedoni e veriut telat xhaferri ballkani perendimor maqedoni e veriut telat xhaferri

Sondazh

Poll