Sport

Zyrtare, Rafa Benitez, trajneri i ri i Evertonit

30 Qershor 2021, 15:37 Nga DOSJA
Zyrtare, Rafa Benitez, trajneri i ri i Evertonit

ANGLI – Ajo çka ishte përfolur më herët është bërë realitet. Spanjoli Rafael Benites është emëruar trajner i ri i Evertonit, duke zëvendësuar italianin Carlo Ancelottin që është kthyer te Real Madridi. Benitez ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare.

Te “blutë” e Liverpol besojnë se spanjoli 61-vjeçar, që ka drejtuar edhe “the Reds” të këtij qyteti, është njeriu i duhur për t’i sjellë suksese brenda tri viteve. Suksesi më i madh i Benitezit, kur drejtonte Liverpoolin ishte fitimi i Champions League.

“Ne e kemi emëruar Benitezin, sepse besojmë se ai do t’i sjellë klubit suksese. Ta themi më thjeshtë. Ne duam të jemi skuadër konkurrente për të fituar trofe. Rafa është një fitues i dëshmuar me përvojë të madhe dhe një njeri i mirë”,- është shprehur pronari i Evertonit, Farhad Moshiri.

Ndërkohë, i kënaqur që do t’i bashkohet Evertonit është shprehur edhe spanjoli Benitez. “Unë jam i kënaqur që po i bashkohem Evertonit. Gjatë gjithë këtij procesi më ka bërë përshtypje dëshira e tyre për t’i sjellë suksese këtij klubi historik”,- ka thënë tekniku spanjol, i cili i ka dhënë sezonin e shkuar lamtumirën përvojës kineze.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport carlo ancelottin rafael benites real madridi spanjoli 61-vjeçar carlo ancelottin rafael benites real madridi spanjoli 61-vjeçar

Sondazh

Poll

Sport 30 Qershor 2021, 12:23

VIDEO / Shokuese, ylli i MMA godet keq racistin…

ANGLI – Ylli i arteve marciale mikse, Joe Schilling, shpërndau në rrjetet sociale një video të tij, ndërsa godiste me grushte një person në një lokal, që ...