Sport

Man.United, PSG apo Real Madrid? Cristiano Ronaldo takohet me agjentin Mendes dhe vendos përfundimisht të ardhmen

30 Qershor 2021, 15:28 Nga DOSJA
Man.United, PSG apo Real Madrid? Cristiano Ronaldo takohet me agjentin Mendes

TORINO-Cristiano Ronaldo do të rinovojë edhe për një tjetër vit me Juventusin. Kontrata e lojtarit përfundon në vitin 2022. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga televiozni portugez TVI. Vendimi i CR7 për të qendruar në Torino do të buronte nga “jo” që ka marrë nga shumë klube europiane, që nuk ishin gati të kënaqnin financiarisht portugezin.
Në javët e fundit, në fakt, Mendes ishte përpjekur të çonte pesë herë fituesin e “Topit të Artë” te Real Madrid, pastaj te Manchester United.

Në këtë mënyrë opsioni i rinovimit me Juventus ishte bërë prioritar. Për shkak të problemeve të Juventusit për të garantuar pagesën e 31 milion euro të pagës së tij, palët janë duke punuar për zgjatjen deri në 2023 të bashkëpunimit, me mundësinë e përhapjes së marrëveshjes aktuale ekonomike në dy sezone.

Ndërkohë CR7 po shijon pushimet, të cilat mbërritën mbase shumë shpejt pas daljes në raundin e 1/8 të Euro 2020, kundër Belgjikës. Katër ndeshjet e para të Portugalisë së tij – tre në grupe dhe një në fazën me eleminim direkt – megjithatë, ishin të mjaftueshme që fenomeni portugez të shënonte 109 gola me ekipin kombëtar, duke barazuar rekordin botëror të iranianit Ali Daei për gola të shënuar në karrierën me kombëtaren.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus mendes cristiano ronaldo juventus mendes

Sondazh

Poll

Sport 30 Qershor 2021, 12:23

VIDEO / Shokuese, ylli i MMA godet keq racistin…

ANGLI – Ylli i arteve marciale mikse, Joe Schilling, shpërndau në rrjetet sociale një video të tij, ndërsa godiste me grushte një person në një lokal, që ...