Politike

Këshilli Bashkiak zhvilloi mbledhje pa të, Leli shpjegon arsyet e mungesës në mbledhje: Kisha një agjendë të paracaktuar

30 Qershor 2021, 08:42 Nga DOSJA
Këshilli Bashkiak zhvilloi mbledhje pa të, Leli shpjegon arsyet e

VLORË– Këshilli Bashkiak, është mbledhur ditën e sotme në teatrin “Petro Marko” dhe ka miratuar ndihmat ekonomike për qytetarët, pa praninë e Kreut të Bashkisë Dritan Lelit.

Leli, ka shpjeguar arsyet e mosprezencës në mbledhjen e ditës së sotme, duke shtuar se ajo është mohuar nga një agjendë e mëparshme.

Sipas njoftimit që ju kam dërguar, prita të diskutonim sot online mbledhjen e kërkuar, por askush nga këshilltarët nuk u paraqit. Uroj që mbledhjet e Këshillit Bashkiak, sot dhe gjithmonë, të ruajnë seriozitetin institucional dhe protokollar për t’i kursyer qytetit shfaqje të panevojshme.’- shkruan ai në ‘Facebook’.


Në video shprehet:

“Përshëndetje të gjithëve, ju falenderoj që jeni bërë pjesë e mbledhjes online të Këshillit Bashkiak, pavarësisht se kërkesa bëhet që mbledhja të zhvillohet në një ambient tjetër. Dua t’ju njoftoj, që i kam dërguar dje një shkresë kryetares së Këshillit Bashkiak, ku e kam njoftuar të bëhet përgjigja e shkresës tuaj, ju është kërkuar të caktoni datën 29 për mbledhjen e radhës së Këshillit, të cilën ju e keni refuzuar, duke caktuar pak orë pas kërkesës time datën 30.06.2021, pa shpjeguar këtë kërkese. Ju është bërë i dite që për arsye të angazhimit të bërë më parë, kryetari i bashkisë nuk mund të jetë pjesë e takimit dhe më është dashur që të lë mënjane një tjetër angazhim. Kjo mbledhje nuk zhvillohet pasi janë në fuqi masat anti-COVID të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Në rastin konkret përgjegjësia ligjore i takon administratës dhe kryetarit të bashkisë, përgjegjësia për organizimin e një mënyre tjetër, i takon organizatorëve të këtyre subjekteve. Mbledhjet duhet të përcaktohen nga kryetari i bashkisë”, tha Leli.

Leli, kishte kërkuar që mbledhja të zhvillohej më datë 29 qershor, ndërsa këshilli bashkiak kërkoi një ditë më vonë.

Leli në Itali, nis mbledhjen online! Këshilltarët e Bashkisë bëjnë ‘revoltë’, vendosin karrige në oborrin e Teatrit në Vlorë, nisin mbledhjen pa kryetarin

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli keshilli bashkiak i vlores dritan leli keshilli bashkiak i vlores

Sondazh

Poll