Vendimi i KKT- për ndërtimin e teatrit të ri, Vokshi: Po i bëjnë presion Gjykatës Kushtetuese, Rama-Doshi do pastrojnë pa
29 Qershor 2021, 15:37Nga DOSJA
TIRANË– Partia Demokratike e ka konsideruar si një presion ndaj Gjykatës Kushtetuese vendimin e KKT-së për miratimin e lejes për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Në një reagim për mediat, Albana Vokshi shkruan se pasi u shemb Teatri Kombëtar, tani duan që të shembin edhe shtetin e së drejtës.
Vokshi shton se nxitimi për tëfilluar punimet pa pritur përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese tregon se që interesi i regjimit Rama-Doshi nuk është arti, as kuktura, as Teatri, por vetëm fitimet marramendëse nga projekti korruptiv i kullave që do të shërbejnë si lavatriçe e parave të pista të krimit e korrupsionit.
Reagimi i Albana Vokshit: Pasi shembën barbarisht Teatrin, po shembin shtetin e të drejtës. Vendimi i KKT është presion mbi Gjykatën Kushtetuese. Në fillim thanë se teatri duhej bërë me PPP dhe kulla sepse nuk kishin para. Mashtruan! Sot thonë se teatri do bëhet duke shtuar borxhin publik, pa kulla. Mashtrojnë! Pasi shembën barbarisht dhe në shkelje totale të çdo norme e ligji godinën historike, sot po shembin shtetin e së drejtës dhe po ushtrojnë presion mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur fillimin e punimeve për të ashtuquajturin Teatri i Ri.
Veliaj thotë 0 Kulla, por nxitimi për të filluar punimet zbulon qartë që interesi i regjimit Rama-Doshi nuk është arti, as kuktura, as Teatri, por vetëm fitimet marramendëse nga projekti korruptiv i kullave që do të shërbejnë si lavatriçe e parave të pista të krimit e korrupsionit. Vendimi i sotëm është një tjetër akt i arbitraritetit, dhunimit të ligjit, gjykatave dhe interesit publik, që dëshmon se masakra zgjedhore e 25 Prillit nuk zgjidhi asgjë pë shqiptarët. PD do të jetë deri në fund në krah të betejës së Aleancës për Teatrin dhe qytetarëve shqiptarë për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.
Këshilli Kombëtar i Territoritka miratuar lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, disa ditë pasi qeveria i akordoi fondin prej 900 milion eurosh Bashkisë Tiranë duke i hapur rrugë ngritjes së godinës, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka konsideruar si një mesazh për Gjykatën Kushtetuese vendimin për miratimin e lejes së ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar. Sipas AMT-sw ky lajm ka vetëm një mesazh, se qeveria nuk njeh asnjë pushtet tjetër përveç vetes dhe se e ka marrë vendimin, pavarësisht se Kushtetuesja nuk është shprehur ende.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, disa ditë pasi qeveria i akordoi fondin prej 900 milion eu...
ELBASAN– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë sot dozën e parë të vaksinës anti COVID-19. Në ditën e parë kur u hap vaksin...
TIRANË– Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim pas publikimit të një raporti të OKB-së, i cili e rendit Shqipërinë të parën në Europë për kanabisin. Erv...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të tregojë zanafillën e konfliktit me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. I pyetur nga gazetarja Klesiana Omeri, ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pranuar se plagosja e ndodhur jashtë një lokali nate në Sarandë është përgjegjësi e Policisë së Shtetit. Në një konferencë...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama nuk pranoi që ministra, deputetë dhe përfaqësuesë të Partisë Socialiste të nxisin shkeljen e ligjit duke mbrojtur ata që shkelin l...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama la të kuptohet se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nuk do të largohet nga detyra. Mesa duket ai nuk ...
TIRANE– Teksa po përpiqej të shpjegonte sesa shumë punë është bërë nga qeveria e tij, Edi Rama zgjodhi të sillte një shprehje, për vlerën e kohës në raport me s...