Politike

I dënuar me tre vite burg në Greqi, KQZ vendos nesër për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj

29 Qershor 2021, 20:49 Nga DOSJA
I dënuar me tre vite burg në Greqi, KQZ vendos nesër për

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet nesër për të vendosur për kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, i cili rezultoi të ishte dënuar me 3 vite burg në Greqi përleshje dhe rrahje me persona të tjerë.

Në orën 11:00, KQZ do të mblodhet për të diskutuar e vendosur për Ismailajn, dënimin e të cilit e faktoi dhe Prokuroria e Përgjithshme me përgjigjen e saj.

“Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve zhvillon seance publike diten e Merkure, date 30.06.2021, ne oren 11:00 me kete rend dite: Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste e Shqipërisë, zj. Alketa Kiço Basho”; Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kryetar i bashkisë Mallakastër, qarku Fier, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”,”- thuhet në njoftim.

Qerim Ismailaj është dënuar në Greqi me 3 vite burg në mungesë për veprën penale “Konflikti dhe përleshjes”, por në formularin e dekriminalizimit kishte gënjyer dhe nuk e kishte deklaruar këtë dënim. Ismailaj u denoncua nga Partia Demokratike dhe më pas prokuroria nisi hetimet. Ismailaj doli kryebadhkiak nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ku garoi vetëm vetë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kqz per qerim ismailajn qerim ismailaj kqz per qerim ismailajn qerim ismailaj

Sondazh

Poll